Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën
Personi që shihni në foton e mësipërme është Arilen Ndoci, një nga shqiptarët që hyri për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Britanisë së Madhe.
Ndoci dhe bashkëpunëtori i tij Mirgen Doku, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Norwich të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe shkelje të pronës në një vend të mbrojtur. Ndërkohë, raportohet se ata kishin dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili është shpallur në kërkim. Sipas mediave britanike, shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Angli.

Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, në rezidencën Anmer Hall, në pronën mbretërore Sandringham. Policia ndërhyri pak para orës 18:00, pas raportimeve për lëvizje dhe aktivitet të dyshimtë pranë banesës së çiftit mbretëror.
Sipas dyshimeve, dy shqiptarët kishin hyrë pa autorizim në territorin e pronës me qëllim kryerjen e një vjedhjeje. Ata arritën të vidhnin gjashtë butona manshete dhe një orë luksoze. Pas sinjalizimit, autoritetet mobilizuan forca të shumta policore, ndërsa në kërkim u përdorën edhe qen gjurmues, dronë dhe helikopterë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse ata arritën të depërtonin në ndërtesën kryesore të rezidencës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.