☁️
Tiranë 31°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,376 ▲0.24%
DOW 52,230 ▲0.74%
NASDAQ 25,399 ▼0.31%
NAFTA 71.37 ▲1.46%
ARI 4,044 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,462 ▼ -1.59% ETH $1,566 ▼ -3.46% XRP $1.0351 ▼ -2.29% SOL $66.1300 ▼ -2.03%
S&P 500 7,376 ▲0.24 % DOW 52,230 ▲0.74 % NASDAQ 25,399 ▼0.31 % NAFTA 71.37 ▲1.46 % ARI 4,044 ▲0.87 % S&P 500 7,376 ▲0.24 % DOW 52,230 ▲0.74 % NASDAQ 25,399 ▼0.31 % NAFTA 71.37 ▲1.46 % ARI 4,044 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Lajcak e quan te dobishem takimin me Vuciq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke theksuar se ka rënë dakord për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjentë për të de-përshkallëzuar tensionet në veri dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pata një takim të dobishëm me Aleksandër Vuçiç, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Tëitter.

Më herët Lajçak ka reaguar për takimin me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të Serbisë, Petar Petkoviç.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka theksuar se diskutimet gjatë takimeve dypalëshe kanë përfshirë një sërë çështjesh, duke filluar nga zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit e deri te depërshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Ai ka shtuar se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.