⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.72 ▲2.65%
ARI 4,101 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,824 ▼ -2.13% ETH $2,403 ▼ -2.51% XRP $1.3279 ▼ -2.92% SOL $103.8600 ▼ -2.97%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

LDK kërkon dorëheqjen e Çekut: Problemi i kopjimit në maturë ishte paralajmëruar, nuk u morën masa

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për dështim në garantimin e integritetit të Testit të Maturës, duke kërkuar përgjegjësi politike nga ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.

Sipas Lushakut, si anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, ajo kishte propozuar ndryshime në Ligjin për Provimin Shtetëror të Maturës dhe masa konkrete për të parandaluar kopjimin gjatë testimit.

Ajo tha se kishte kërkuar monitorim të avancuar dhe pajisje elektronike që do ta bënin të pamundur komunikimin dhe kopjimin në sallat e testimit, por propozimi ishte refuzuar.

“Ministri Çeku e pati kundërshtuar me arsyetimin se procedurat e blerjes së pajisjeve elektronike marrin kohë. Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender”,

Lushaku vlerësoi se mungesa e këtyre masave ka krijuar padrejtësi mes maturantëve dhe e ka bërë testin “të pavlerë”.

“Ky është një dështim që është paralajmëruar, por nuk ka pasur vullnet që të përmirësohet. Kjo do të shkaktojë shumë padrejtësi në mes të nxënësve”,

Ajo shtoi se arsimi nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie dhe se pasojat do t’i vuajnë nxënësit e Kosovës.

“Me dështimin e Ministrisë së Arsimit, ministri Çeku do të duhej të jepte përgjegjësi dhe dorëheqje menjëherë”,

Deri më tani, Ministria e Arsimit nuk ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së zgjedhur të LDK-së.

Derisa deputetja tjetër e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë sot se Testi i Maturës duhet të anulohet.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arrit me kopju më shumë.

“Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin”, ka shkruar Bajrami.

“Prandaj, është koha me e pranu realitetin: testi i maturës e ka humbë besueshmërinë dhe duhet me u zëvendësu me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e arritur gjatë shkollimit fillor dhe të mesem. Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Ministër, del merr përgjegjësi”, ka shkruar tutje Bajrami . /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.