☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,399 ▼ -1.57% ETH $2,246 ▼ -0.32% XRP $1.2491 ▼ -1.45% SOL $96.0000 ▼ -2.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Li Keqiang: Bashkëpunimi “16+1” përputhet me interesat e përgjithshme të Europës

Li Keqiang vuri në dukje se kohët e fundit ka janë shfaqur zëra dyshues se bashkëpunimi 16+1 është një mjet gjeopolitik dhe se ai mund të përçajë Europën, gjë që është një keqkuptim i plotë. Bashkëpunimi “16+1” është jo vetëm në favor të nxitjes së zhvillimit të Kinës dhe të vendeve të EQL-së, por edhe të ngushtimit të hendekut midis vendeve të BE-së dhe të realizimit të zhvillimit të balancuar dhe real, duke nxitur më tej procesin e integrimit. Kina nuk e mendon bashkëpunimin “16+1” si një mjet gjeopolitik, por mbështet integrimin europian, vuri në dukje kryeministri kinez. Ai shtoi se BE-ja është një forcë e rëndësishme e mbrojtjes së paqes dhe të stabilitetit të botës dhe është partnerja më e madh ekonomiko-tregtare e Kinës. Një Europë e bashkuar, e stabilizuar dhe e lulëzuar dhe një euro e fuqishme përputhen me interesat thelbësore të palës kineze.

Kryeministri Li Keqiang theksoi po ashtu se bashkëpunimi “16+1” përqendrohet gjithmonë në parimet e zakonshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe rregullat e OBT-së, dhe në kornizën përkatëse ligjore të BE-së. Ky bashkëpunim këmbëngul në parimet e konsultimeve të përbashkëta, ndërtimit të përbashkët dhe ndarjes së përbashkët të rezultateve. Ai kërkon gjithmonë nga kompanitë të marrin pjesë në konkurrencë në Europë sipas rregullave dhe parimeve të tregut, duke mos përjashtuar asnjëherë të tjerët dhe duke qenë një platformë transparente, publike, e hapur dhe bashkëpunuese. Praktikat vërtetojnë se bashkëpunimi “16+1” jo vetëm u ka shtuar vitalitet të ri marrëdhënieve kino-europiane, por edhe është kthyer në një faktor të ri për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.