☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.31 ▼0.44%
ARI 4,025 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,908 ▼ -0.61% ETH $2,312 ▼ -1.18% XRP $1.2902 ▼ -0.7% SOL $100.4100 ▼ -1.18%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Liria e medies – përmirësim në Shqipëri, përkeqësim në Kosovë

Organizata “Gazetarët pa kufij” renditi Shqipërinë në vendin e 82-të, ndërsa Kosovën në vendin e 87-të për lirinë e mediesreporters

Organizata ndërkombëtarë “Gazetarët pa kufij” vlerëson se liria e medies në Kosovë ka shënuar rënie gjatë vitit të fundit, ndërkohë që Shqipëria ka shënuar një ngritje të kësaj lirie.

Në listën prej 180 vendesh, Kosova është renditur në vendin e 87-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte në vendin e 80-të.

Në raportin e organizatës përmenden disa raste që kanë ndikuar në përkeqësimin e lirisë së medies, si ai i sulmit të pronarit të gazetës Tribuna, ndaj njërit prej gazetarëve të tij, Zekiria Shabani, i cili kishte paralajmëruar se do të padisë gazetën për shkak të vonesës së pagës. Zoti Shabani është edhe kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në raportin e “Gazetarëve pa kufij” përmenden edhe kërcënimet e radikalëve islamikë ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Raporti ndërkaq e radhitë Shqipërinë në vendin e 82-të, e cila ka shënuar një ngritje prej tri vendesh në krahasim me një vit më parë.

Gjendje më të keqe në rajon e kanë Maqeonia që radhitet e 117-ta dhe Mali i zi që radhitet në venin e 114-të.  Ndërkaq, Bosnja zë vendin e 66-të e pasuar nga Serbia që është një vend më poshtë.

Organizata vlerëson se liria e medies ka pësuar “rënie drastike” në mbarë botën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram. Raporti vë në pah se gjatë vitit 2014 ka pasur 3 mijë e 700 shkelje të lirisë së informimit në 180 vende të botës që paraqet tetë për qind më shumë se në vitin paraprak.

Sipas raporti, vendet e para i zënë Finlanda, Norvegjia e Danimarka, ndërsa të fundit janë Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritrea.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.