☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

“Lleshi i pastër”; I zgjedhuri për ministër i Brendshëm merr miratim nga Gjermania

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë.
Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei e cilëson pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Frei ka pohuar për Deutsche Welle, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese.

“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika”, u shpreh Thorsten Frei.

Deputeti i Bundestagut madje është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës”, deklaroi Frei.

Pavarësisht bashkëpunimit te mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.