☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 104.32 ▲4.27%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,538 ▲ +1.08% ETH $2,493 ▲ +0.77% XRP $1.3860 ▲ +3.51% SOL $100.8100 ▲ +1.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Lojërat Mesdhetare, peshëngritësi Briken Calja: Synoj t’i sjell dy medalje ari Shqipërisë

Peshëngritësi Briken Calja në një intervistë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me eksperiencën e tij në Bundesligën gjermane, përgatitjet fizike dhe synimet kryesore për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Calja u shpreh se garon prej 7 vitesh me ekipin e Frankfurtit. Ai vlerëson atmosferën e jashtëzakonshme ku sallat janë gjithmonë plot me tifozë. Ai konfirmoi se ka pasur oferta të tjera, por dëshiron të vazhdojë me ekipin e Frankfurtit.

Fokusi i tij kryesor pas garave në Gjermani është te Lojërat Mesdhetare, ku synon t’i sjellë Shqipërisë dy medalje ari. Ai shpjegon se ndryshe nga Kampionati Evropian, në Lojërat Mesdhetare garat e shkëputjes dhe shtytjes ndahen me ceremoni të veçanta ku jepen medaljet.

“Ishte fazë fizike dhe nuk mundet dot që unë të jepja maksimumin sepse pas një muaji është dhe kampionati i Lojërave Mesdhetare ku aty jam përqendruar totalisht, sepse pretendojmë që të jemi sërish t’i sjellim dy medalje, pse jo, dy medalje Shqipërisë. Sepse ndryshon dhe formati i Lojërave Mesdhetare me Kampionatin Europian: janë dy medalje, ka shkëputje dhe shtytje.

Nuk është për shembull si Europiani që ka shkëputje, shtytje dygarësh, kurse këtu domethënë mbaron shkëputjen, ka ceremoni, vendoset medalja, pastaj fillohet. Jo, kështu ka qenë gjithmonë, kështu ka qenë Mesdhetarja, kështu ka qenë. Është më i veçanti nga peshëngritja, domethënë Lojërat Mesdhetare janë më të veçanta.

Këtu sportistët masin forcën domethënë te ushtrimet. Pa diskutim që ka dhe atë anën pozitive, ka dhe anën negative se ka dhe emocione. Të paktën te Brikeni nuk është se ka ndonjë ndikim të madh sepse jam i mësuar me këtë pjesë të medaljeve dhe më fokusohem te rezultati më shumë.

Kam pasur oferta për vitin tjetër, por do qëndroj aty dhe jo, absolutisht jo, domethënë më pëlqen aty dhe me njerëzit, me ekipin, me këto kam krijuar një marrëdhënie shumë të mirë dhe nuk dua që të prishen tani”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.