☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.29 ▲0.19%
ARI 4,443 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,476 ▼ -1.08% ETH $1,896 ▼ -1.36% XRP $1.0083 ▼ -2.6% SOL $76.1600 ▼ -1.19%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.29 ▲0.19 % ARI 4,443 ▲0.53 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.29 ▲0.19 % ARI 4,443 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

LSDM: Pa ndryshime kushtetuese nuk ka rrugë evropiane dhe fonde nga BE

Nga LSDM thonë se kryeministrit Hristijan Mickoski i kanë ngelur edhe gjashtë ditë për të përmbushur agjendën e reformave drejt rrugës së BE-së.

“Vetëm 6 ditë kanë mbetur deri më 1 qershor, afati që vetë Hristijan Mickoski vendosi për përmbushjen e plotë të Axhendës së Reformave dhe detyrimeve kryesore për vazhdimin e rrugës evropiane.

6 ditë deri në një tjetër gënjeshtër të madhe dhe premtim të pambajtur nga Mickoski. 6 ditë deri në një tjetër konfirmim se OBRM-PDUKM po e mban qëllimisht vendin të bllokuar, të izoluar dhe larg Evropës për shkak të bizneseve të veta dhe tenderëve kriminalë.

Nga 10 pikat kryesore të Axhendës së Reformave, vetëm një pjesë e vogël është realizuar, dhe madje edhe atëherë pjesërisht.Çelësi për të vazhduar rrugën evropiane janë ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e pakicave në Kushtetutë, një detyrim pa të cilin nuk ka lëvizje nga një rrugë pa krye.

Pa këtë, nuk ka hapje të fazës tjetër të negociatave, as anëtarësim në BE, asgjë.

Asnjë fonde të reja evropiane. As më investime. As standarde më të mira jetese për qytetarët.

Vetë Mickoski pretendoi se kishte një shumicë absolute. Ai vetë e shfuqizoi Qeverinë Teknike pa konsensus, me forcë dhe pa opozitën.

Tani le t’i përfundojë reformat, le t’i përmbushë detyrimet e tij deri më 1 qershor, siç premtoi. Le të mos e akuzojë BE-në se do të kërcënojë identitetin tonë, por le t’i përfshijë pakicat në Kushtetutë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.