⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,544 ▼0.64%
DOW 52,265 ▼0.06%
NASDAQ 25,084 ▼1.11%
NAFTA 88.63 ▼0.12%
ARI 3,889 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,910 ▼ -4.31% ETH $1,942 ▼ -4.07% XRP $1.0255 ▼ -0.79% SOL $80.0300 ▼ -2.2%
S&P 500 7,544 ▼0.64 % DOW 52,265 ▼0.06 % NASDAQ 25,084 ▼1.11 % NAFTA 88.63 ▼0.12 % ARI 3,889 ▲0.09 % S&P 500 7,544 ▼0.64 % DOW 52,265 ▼0.06 % NASDAQ 25,084 ▼1.11 % NAFTA 88.63 ▼0.12 % ARI 3,889 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Kronika

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë.

Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën dhe të vijojë drejt. Fatmirësisht, shpejtësia brenda normave të lejuara ka ndikuar që aksidenti të mos ketë pasoja më të rënda, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit. Kjo kthesë bëhet sërish objekt shqetësimi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa mungesa e ndriçimit dyshohet si një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në aksident.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.