⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,542 ▼0.67%
DOW 52,255 ▼0.08%
NASDAQ 25,071 ▼1.16%
NAFTA 88.57 ▼0.19%
ARI 3,884 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,839 ▼ -4.26% ETH $1,935 ▼ -3.95% XRP $1.0234 ▼ -0.32% SOL $80.1100 ▼ -1.78%
S&P 500 7,542 ▼0.67 % DOW 52,255 ▼0.08 % NASDAQ 25,071 ▼1.16 % NAFTA 88.57 ▼0.19 % ARI 3,884 ▼0.04 % S&P 500 7,542 ▼0.67 % DOW 52,255 ▼0.08 % NASDAQ 25,071 ▼1.16 % NAFTA 88.57 ▼0.19 % ARI 3,884 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh nga “Foltorja e Ripërtëritjes” në Kukës se Edi Rama “kërkon të dëbojë masivisht shqiptarët nga Shqipëria dhe kërkon të shtrojë Shqipërinë përfundimisht në një çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë”.

“Në disa aspekte, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë në historinë e tyre regjim i cili kërkon me çdo kusht të zhbëjë kombin shqiptar në Shqipëri. Kërkon të dëbojë masivisht shqiptarët nga Shqipëria, kërkon të shtrojë Shqipërinë përfundimisht në një çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë.

Ju qëndruat, qëndruat me votë si dritë, si dëshmi e qytetarit të pamposhtur. Por, qëndruat ju, qëndruat ju dhe ne pamë në qershor uraganin më të fuqishëm të shqiptarëve në historinë e tyre. Nuk ishit vetëm ju që votuat, por kishte edhe qindra e mijëra shqiptarë që kishin votuar patronazhistët por që e kuptuan gabimin që kishin bërë dhe dolën në rrugë”, tha Berisha, shkruan A2.

“Të dashur miq, lëvizja e fuqishme, pranverës, këtij viti e qershorit, ishte një uragan i vërtetë, populli u ngrit me të gjithë lartësinë e idealit. Kjo i dha mbarë botës… Edi Ramës… vetëm politika dhe opozita, por është populli sovran, shqiptarë të të gjitha bindjeve. Njeriu të cilit i vishet çdo epitet, çdo cilësi, por unë po ndaj çfarë thotë analisti i madh gjerman Michael Martens, kryeministri më i mirë i kombi shqiptar. Por kjo lëvizje, së bashku me revoltën në të cilën shkëlqeu si kurrë herë guximi i pashoq, trimëria e jashtëzakonshme e vajzave të universiteteve, gjimnazeve të Tiranës, nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës për liri dhe dinjitet siç ishte betimi i studentëve dhe gjimnazistëve. Në këtë lëvizje, në të cilën Edi Rama përdori barbaritë më të mëdha, e vërteta është, studentë dhe gjimnazistë i dhanë atij dënimin, vdekje politike pa apel! Po po, por miq, kanë qenë gjashtë muajt më pozitivë ndër më pozitivët në historinë tonë kombëtare”, shtoi kreu demokrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.