☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.67 ▼3.31%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar nga Policia Kufitare pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme në zonën e Triportit.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve pranë zonës së ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, konstatuan një gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme.

Sipas Policisë, sjellja e drejtuesit rrezikonte sigurinë e mjeteve të tjera lundruese, por edhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.

Shërbimet ndërhynë menjëherë dhe ndaluan mjetin lundrues. Drejtuesi, shtetasi A. G., iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konstatuar se ai drejtonte gomonen në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj drejtuesit u vendos një gjobë prej 50 mijë lekësh të rinj, ndërsa leja e drejtimit iu bllokua për një periudhë 2-mujore. Gjithashtu, autoritetet bllokuan edhe mjetin lundrues.

Policia Kufitare u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe të shmangin shpejtësinë e lartë apo çdo manovër që mund të rrezikojë jetën e personave dhe sigurinë e mjeteve në det.

Kontrollet në zonat bregdetare vijojnë me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe të mjeteve lundruese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.