🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 22 April 2026
S&P 500 7,064 ▼0.63%
DOW 49,149 ▼0.59%
NASDAQ 24,260 ▼0.59%
NAFTA 89.24 ▼0.48%
ARI 4,774 ▲1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,390 ▲ +3.21% ETH $2,394 ▲ +3.25% XRP $1.4573 ▲ +1.92% SOL $88.0800 ▲ +2.75%
S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 89.24 ▼0.48 % ARI 4,774 ▲1.16 % S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 89.24 ▼0.48 % ARI 4,774 ▲1.16 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Maqedonia drejt ndarjes?!

maqedoniSa vjen e më shumë Greqia po rrit pretendimet dhe kërcënimet mbi shtetin maqedonas, dhe kjo nuk shihet aq mirë nga zyrtarët më të lartë shtetëror në Shkup, të cilët kanë folur edhe për një ndarje të mundshme të Maqedonisë.

Çështja e emrit të Maqedonisë vazhdon ende të pengojë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me shtetin grek. Pavarësisht thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve, për gjetjen e një konsensusi të përbashkët mes Greqisë dhe Maqedonisë, ende nuk është arritur një rezultat.

Maqedonia ka marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2005 dhe integrimi i mëtejshëm i saj në familjen e madhe evropiane,  duket se po zvarritet. Ndërkombëtarët kanë sugjeruar që nga viti 2008 dhe vazhdojnë edhe sot, që çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhet, për të hapur më pas portat e integrimeve euro-atlantike.

Por përveç çështjes së emrit, zyrtarët e Maqedonisë, shihen mjaft të shqetësuar për shkak se Greqia ka rritur pretendimet e saj për një copëtim të mundshëm të shtetit maqedonas.

Në një intervistë dhënë për DW, krijuesi i padisë ndaj Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, Toni Deskoski, ka thënë se ekziston edhe rreziku që Maqedonia të ndahet.

“Ekziston një rrezik real, që vjen deri te dridhjet e reja politike në rajon, Maqedonia mund të mos ketë mundësi që t’iu bëjë ballë të gjitha presioneve ndaj vendeve fqinje dhe mund të bëhet një gjah për ndarje, në ndonjë marrëveshje të re të Bukureshtit”, ka thënë Deskosvki.

Sipas tij, Greqia nuk ka të drejtë të ngulmojë në ndryshimin e emrit të Maqedonisë, por mund ta bëjë atë, për shkak se e ka fuqinë e duhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.