⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $64,534 ▼ -5.61% ETH $1,779 ▼ -7.9% XRP $0.9128 ▼ -9.7% SOL $70.0300 ▼ -11.73%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

Maran i beson fituesve, Ramadani, mungesa e vetme! Ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Trajneri Rolando Maran duket se ka gjetur formacionin që i jep më shumë siguri dhe është bindur nga zgjedhjet që ka bërë në sfidat e fundit. Për ndeshjen e nesërme ndaj Bjellorusisë, italiani pritet t’i qëndrojë besnik skemës 3-4-2-1, duke ruajtur thuajse të njëjtën strukturë dhe emra që ka preferuar në përballjen me Finlandën.

Në prag të sfidës së fundit në grupin C1 të Ligës së Kombeve, ndryshimi kryesor në formacion pritet të jetë i detyruar dhe lidhet me repartin e mesfushës. Në portë pritet të jetë sërish Etrit Berisha, ndërsa para tij do të rreshtohet treshja e mbrojtjes e përbërë nga Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj.

Ky i fundit duket se ka fituar besimin e trajnerit dhe pritet të ruajë vendin në formacionin titullar. Në krahun e djathtë të mesfushës do të aktivizohet Hysaj, ndërsa në të majtin Pilo, dy futbollistë që do të kenë përgjegjësi të rëndësishme si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Ndryshimi i vetëm i rëndësishëm pritet të vijë në qendër të mesfushës. Ylber Ramadani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Maran për këtë takim, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do ta ndjekë sfidën nga tribuna.

Në këto kushte, partneri i Kristjan Asllanit pritet të jetë Julian Shehu, i cili shihet si alternativa më e mundshme për të zëvendësuar mesfushorin kuqezi. Një përgjegjësi e rëndësishme për Shehun, që do të duhet të ndihmojë në kontrollin e lojës dhe të ruajë ekuilibrat në repartin e mesfushës. Ndërkohë, në repartin ofensiv nuk priten surpriza. Qazim Laçi dhe Ernest Muçi pritet të pozicionohen pas sulmuesit kryesor Rei Manaj, duke formuar dyshen që do të mbështesë qendërsulmuesin.

Kjo është një zgjidhje që Maran duket se e ka konsoliduar dhe nuk ka arsye të ndryshojë në prag të një sfide kaq të rëndësishme. Shqipëria zbret në fushë me objektivin e qartë për të marrë fitoren dhe për ta mbyllur në mënyrën më të mirë këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kuqezinjve u mjafton edhe një barazim për të ruajtur vendin e parë në grupin C1, por synimi është të mos bëjnë llogari dhe të kërkojnë tri pikët përballë Bjellorusisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.