☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.21% ETH $2,234 ▼ -0.12% XRP $1.1601 ▼ -1.28% SOL $89.2700 ▼ -0.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Mbeten favoritë, OPTA i jep 73% shanse Arsenal-it për titullin kampion

Sezoni në Premier League po hyn në fazën vendimtare, ndërsa parashikimet e fundit nga Opta tregojnë një garë gjithnjë e më të hapur për titullin kampion. Humbja 2-1 e Arsenal ndaj Manchester City ka rihapur plotësisht garën, me skuadrën e Pep Guardiola që tashmë është vetëm tre pikë larg kreut dhe me një ndeshje më […]

Sezoni në Premier League po hyn në fazën vendimtare, ndërsa parashikimet e fundit nga Opta tregojnë një garë gjithnjë e më të hapur për titullin kampion.

Humbja 2-1 e Arsenal ndaj Manchester City ka rihapur plotësisht garën, me skuadrën e Pep Guardiola që tashmë është vetëm tre pikë larg kreut dhe me një ndeshje më pak në dispozicion. Një fitore ndaj Burnley FC mund t’i çojë “qytetarët” në vendin e parë.

Megjithatë, sipas Opta-s, Mikel Arteta dhe skuadra e tij mbeten favoritë për titullin, me 73% shanse për të triumfuar, edhe pse kjo përqindje ka pësuar rënie të ndjeshme javët e fundit.

Ndërkohë, Manchester City ka rritur ndjeshëm shanset për titull dhe mbetet rivali kryesor në këtë sprint final të sezonit. Paralelisht, skuadra e Guardiolës do të jetë e angazhuar edhe në FA Cup, ndërsa Arsenal do të luajë shanset edhe në Champions League, teksa do të ketë impenjimin e dyfishtë ndaj Atletico Madrid, me “topçinjtë”, që synojnë të mbërrijnë në finale e madhe të Budepastit më 30 Maj.

Në javët e fundit, “topçinjtë” do të përballen me Newcastle United, Fulham FC, West Ham United, Burnley FC dhe Crystal Palace, ndërsa Manchester City do të sfidojë Burnley, Everton, Brentiford, Bournemouth, Aston Villa dhe Crystal Palace, në një kalendar që pritet të vendosë fatin e titullit. Gara mbetet e hapur deri në fund, me çdo ndeshje që mund të rezultojë vendimtare. Për Arsenal dhe City është e ndaluar të gabohet nga tani e deri në fund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.