☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 86.48 ▲2.54%
ARI 4,135 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,943 ▼ -0.6% ETH $1,929 ▲ +0.3% XRP $1.1389 ▼ -0.75% SOL $77.8000 ▼ -0.27%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 86.48 ▲2.54 % ARI 4,135 ▲1.44 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 86.48 ▲2.54 % ARI 4,135 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup

Mbi 30 persona pësuan lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna dje nga stuhia në Shkup dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrat spitalore në kryeqytet.

Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar.

“Në spitalin tonë nga fillimi i motit të ligë janë paraqitur 22 pacientë, dy janë pranuar në trajtim spitalor, të tjerët janë trajtuar në formë poliklinike me lëndime më të lehtë. Prej atyre dyve, njëri pacient është operuar me thyere në pjesën e shuplakës, tjetri pacient i lënduar është turist që u lëndua nga rënia e një peme, që është me lëndime në pjesën e legenit, por nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por kishte trajtim jo operativ”, tha Nebojsha Nastov.

Drejtori i Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL), Igor Merxhanovski, në një deklaratë për MIA-n tha se një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të kërcirit të djathtë është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë.Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi për pacientët e lënduar dhe dëmet nëpër spitale, për të cilat tha se po sanohen.

“Në Qendrën Klinike Nënë Tereza, gjegjësisht TOARILUC, kanë ardhur 11 persona nga moti i ligë, tre janë me thyerje më serioze dhe trajtohen në mënyrë të duhur në klinikë. Po përcjellim dëmet në shtëpitë e shëndetit. Në Qendrën Klinike ka rënë pemë, por nuk ka të lënduar, në spitalin psikiatrik në Bardovcë njëjtë pa të lënduar, ku ishte ndalur për disa orë edhe rryma, por u rikthye”, tha Sasho Klekovski.

Pacientët kishin prerje dhe mavijosje, por ndodheshin në gjendje stabile. Njëri prej tyre u lëndua nga rrëzimi i një peme dhe degëve, një tjetër nga një llamarinë që ra nga çatia, ndërsa i treti nga tjegullat e rrëzuara, njoftojnë menaxherët e klinikave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.