☁️
Tiranë 34°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 85.01 ▲1.13%
ARI 4,415 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,396 ▲ +0.37% ETH $1,919 ▲ +1.2% XRP $1.0038 ▲ +0.84% SOL $77.3000 ▲ +1.83%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 85.01 ▲1.13 % ARI 4,415 ▼0.13 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 85.01 ▲1.13 % ARI 4,415 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

– Shqipëria po përjeton momentin e saj të artë, pasi një numër i madh turistësh po zëvendësojnë destinacionet e shtrenjta të Mesdheut me këtë vend që po bëhet gjithnjë e më i preferuar, sipas medias së njohur britanike, Wales Online.

Rezervimet për pushime në Shqipëri janë rritur me 293% krahasuar me vitin e kaluar, duke e bërë vendin një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të kërkesës.

Nicholas Smith, drejtor i paketave dinamike në ”Thomas Cook”, tha për rritjen e fundit të rezervimeve për Shqipërinë se ”ajo ka qenë prej vitesh një nga sekretet më të ruajtura të industrisë së udhëtimeve, por shifrat tregojnë se kjo po ndryshon me shpejtësi”.

”Me një rritje prej 293% të rezervimeve nga një vit në tjetrin, udhëtarët po zbulojnë se mund të përjetojnë një pushim të plotë mesdhetar, me plazhe, histori, ushqim të shijshëm dhe diell, për një pjesë të çmimit që do të paguanin në destinacionet më të mëdha turistike”, theksoi ai.

Shqipëria po fiton me shpejtësi reputacionin si një nga vendet më të përballueshme në Evropë

Shqipëria po fiton me shpejtësi reputacionin si një nga vendet më të përballueshme për t’u vizituar në Evropë, me qytete të gjalla dhe resorte bregdetare që kushtojnë shumë më pak se destinacionet e njohura, si Greqia.

Ky vend i Evropës Lindore ka gjithçka që do të dëshironit për një pushim mesdhetar; ujëra të kristalta, qytete të mbrojtura nga UNESCO dhe madje edhe verë të mirë për vetëm dy euro gota. Nuk mund të mos emocionohesh.

Vendi ka tërhequr së fundmi edhe vëmendjen e kastit të programit britanik TOWIE, pasi seria e fundit u xhirua në Dhërmi, një fshat pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, në bregdetin jonian.

Falë rritjes së popullaritetit, udhëtimi drejt Shqipërisë është bërë gjithashtu më i lehtë se kurrë.

Gjatë verës, tashmë ka fluturime direkte të përditshme nga Londra, Birmingham, Mançesteri, Edinburgu dhe Liverpuli.

Nëse dëshironi ta kombinoni udhëtimin me një vend fqinj, mund të fluturoni direkt nga Britania e Madhe drejt Korfuzit dhe më pas të mbërrini në Shqipëri me traget, si një eksplorues i vërtetë i deteve.

Nga porti i Korfuzit në Greqi nisen çdo ditë tragete drejt Sarandës në Shqipëri. Operatorë si “Finikas Lines” dhe “Ionian Seaways” ofrojnë udhëtime të shpejta që zgjasin rreth 30 minuta dhe zakonisht kushtojnë vetëm 16 deri në 26 paund për të rritur.

Plazhi i Ksamilit

Nuk është vetëm trageti që kushton pak. Shqipëria, e cila më parë ishte lënë në hije nga fqinji i saj Greqia, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion ekonomik për pushime.

Këtu mund të gjeni plazhe me rërë të bardhë dhe qytete të gjalla si Tirana, të gjitha me çmime shumë më të ulëta se ato që do të paguanit në vende të tjera të Mesdheut. Këto përvoja mund të shijohen për një pjesë të çmimit të destinacioneve të njohura mesdhetare.

Bregdeti shqiptar, veçanërisht Riviera Shqiptare përgjatë detit Jon, është një alternativë e shkëlqyer ndaj destinacioneve të njohura mesdhetare si Greqia apo Italia.

Ai ofron të njëjtat ujëra të pastra në ngjyrë bruz, male spektakolare përgjatë bregdetit dhe klimë mesdhetare, por mund të jetë më i lirë dhe më pak i mbipopulluar, sidomos nëse e vizitoni jashtë sezonit.

Këto vende më pak të njohura ofrojnë përvoja fantastike pa çmimet e larta dhe turmat e mëdha.

Tirana

Shumë udhëtarë e nisin aventurën e tyre shqiptare në Tiranë, kryeqytet.

Sheshi ”Skënderbej”, një qendër e rëndësishme sociale në zemër të qytetit, është një pikënisje e shkëlqyer për të eksploruar kryeqytetin, me ndërthurjen e arkitekturës osmane dhe asaj të periudhës komuniste, kafenetë, baret dhe Kullën e Sahatit.

Nëse ju pëlqen kultura, mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar dhe Xhaminë e Et’hem Beut.

Pranë tyre ndodhet Parku i Madh i Tiranës, ku mund të shijoni shëtitje përgjatë liqenit dhe të ndaloni në një nga kafenetë për një kafe me çmime të arsyeshme.

Adhuruesit e artit duhet të vizitojnë Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila ka më shumë se 5 000 vepra.

Për një përvojë më ndryshe, mund të vizitoni Bunk’Art 2, i ndërtuar brenda një bunkeri nëntokësor, ku tregohet një pjesë e historisë së veçantë të Shqipërisë.

Kuzhina shqiptare

Në kryeqytet dhe në pjesë të tjera të vendit ka shumë ushqime për t’u provuar.

Kuzhina shqiptare ndërthur ndikimet mesdhetare me traditat lokale, duke përdorur përbërës të freskët dhe sezonalë.

Ndër gatimet klasike janë byreku, një petë e hollë e mbushur me djathë, mish ose spinaq, si dhe tava e kosit, një gatim i pjekur me mish qengji dhe kos.

Përgjatë bregdetit, peshku i pjekur në skarë dhe kallamarët janë shumë të preferuar, ndërsa në zonat e brendshme gjenden gjellë të pasura me mish dhe perime.

Për ëmbëlsirë, mund të provoni edhe trileçen.

Durrësi

Durrësi, vetëm rreth 40 minuta nga Tirana, po fiton gjithashtu popullaritet.

Amfiteatri i Durrësit, një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, ofron një vështrim mbi historinë e lashtë të Shqipërisë.

Mos humbisni rrënojat mesjetare të Kalasë së Durrësit dhe kullën e saj, nga ku mund të shijoni pamje mbi gjirin.

Vlora

Për një arratisje nën diell, Vlora ofron të njëjtën klimë mesdhetare, ujëra të pastra të Jonit dhe bukuri historike si destinacionet bregdetare greke.

Vlora, e vendosur në Rivierën Shqiptare, po bëhet e njohur për ushqimet e freskëta të detit, baret përgjatë shëtitores dhe hotelet boutique, të gjitha me çmime më të ulëta nga sa mund të prisni.

Mund të relaksoheni në plazhet e qeta të Nartës ose Zvërnecit, ose të merrni një varkë drejt Gadishullit të Karaburunit për të zbuluar gjire të izoluara, po aq të bukura sa plazhet më të famshme të Greqisë.

Në mbrëmje, mund të shëtisni në qendrën historike të Vlorës, ku ndërtesat osmane ndërthuren me një skenë të gjallë gastronomike dhe një jetë nate plot energji.

Ksamili

Ksamil, i përshkruar shpesh si “Maldivet e Evropës”, është i famshëm për plazhet me rërë të bardhë, ujërat bruz të Jonit dhe ishujt e vegjël piktoreskë pranë bregut.

Bregdeti është atraksioni kryesor dhe është pothuajse tërësisht i mbushur me beach clubs të gjallë, ku mund të marrësh me qira shezlongë e çadra dhe të shijosh kokteje.

Qyteti ndodhet pranë Lagunës së Butrintit, e njohur për kultivimin e midhjeve. Në tavernat buzë detit mund të provoni peshk të freskët të pjekur në skarë, oktapod dhe midhje lokale.

Berati dhe Gjirokastra

Berati, i njohur si Qyteti i Një Mbi Një Dritareve, është një qytet rreth 2 400-vjeçar me shtëpi të bardha prej guri të ndërtuara në shpatet e kodrës.

Kalaja e tij përmban shumë kisha bizantine të shekullit XIII dhe disa xhami të periudhës osmane.

Gjirokastra, e vendosur në luginën e Drinos, është e famshme për shtëpitë e saj të zbukuruara dykatëshe, të ndërtuara kryesisht gjatë shekullit XVII./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.