☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.66 ▲1.76%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▲ +1.62% ETH $2,353 ▲ +2.13% XRP $1.3262 ▲ +2.29% SOL $101.9500 ▲ +2.36%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Mediat greke: Shqipëria, “Greqia e ardhshme” në turizëm

“Shqipëria hedh vështrimin nga turizmi dhe kërkon të bëhet Greqia e ardhshme”, kështu titullohet një artikull i prestigjiozes greke “Kathimerini”, që thekson se kjo është dëshira e profesionistëve të këtij sektori në vendin e vogël ballkanik, që tashmë promovohet si një zgjedhje e lirë turistike.

Sipas ministres shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, Shqipërinë e kanë vizituar gjatë vitit 2015 plot 3 milionë turistë, kryesisht nga Kosova, Italia, Japonia, por edhe nga Holanda dhe Çekia. Monedha vendase e lirë, autostradat e reja që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Kosovën, linjat e anijeve me Italinë, bregdeti i Adriatikut shumë pak i shfrytëzuar e bëjnë turizmin një sektor premtues për ekonominë shqiptare, ndërsa organet kompetente kanë filluar të jenë të pranishme tashmë në ekspozitat ndërkombëtare të turizmit.

Por, siç pranon Milva Ekonomi, me gjithë interesimin, rezultate ka vetëm nga bashkëpunimi i kompanive private me anë të paketave turistike nga Korfuzi apo Janina drejt zonave jugore të Shqipërisë, ndërsa ka shumë punë për të bërë me bashkëpunimin ndërqeveritar.

Një vend të veçantë në artikull zënë deklaratat e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila thekson se Shqipëria duhet të kryejë një menaxhim të duhur të  produktit turistik, pa dëmtuar mjedisin natyror, e këtë e ndjek me vëmendje përfaqësia e BE-së në Shqipëri, e cila sipas saj, ka synimin kryesor luftën kunder korrupsionit.

Nëse Shqipëria kërkon të ketë progres jo vetëm në turizëm por kudo, në mënyrë qe sipas synimit të saj të fillojë negociatat për BE-në në fund të vitit 2019, thotë Vlahutin, duhet që një e treta e institucioneve të ndryshojnë, pasi korrupsioni përfshin shumicën e shoqërisë nga gjykatësit, ministrat, partitë politike, e deri te mjekët dhe mësuesit, citon shkrimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.