☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,354 ▲ +0.48% ETH $2,701 ▲ +0.65% XRP $1.5029 ▲ +0.92% SOL $121.4900 ▲ +1.37%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Politika

Mereme Sela i kallëzoi në Gjykatën e Tiranës për zgjedhjet e PD-së, flet Ivi Kaso

Ivi Kaso Sekretari për zgjedhjet në Partinë Demokratike është pyetur ditën e sotme lidhur me ankimin e një prej anëtareve të PD-së që depozituan kandidimin, por nuk u pranuan nga Komisioni zgjedhor. Fjala është për Mereme Selën e cila, sipas saj ka depozituar një kallëzim në Gjykatën e Tiranës për parregullësi në garë. Kaso është shprehur se sipas tij ky hap nuk duhej të bëhej, pasi më parë do duhet të kishte një ankesë në atë që quhet “gjykata e partisë”

“Nuk është pranuar për të kandiduar, ju referojeni vendimmarrjes e cila nuk e ka kualifikuar. Unë besoj që vendimi i KOKOE-s është i qartë dhe i arsyetuar. Ndalet në rastin e zonjës Sela, e cila siç KOKOE e ka vërejtur dhe ka shqyrtuar, plotëson vetëm një kriter nga ato të përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18.03, pra vetëm kriterin e anëtarësisë.

As nga pikëpamja formale dokumentacioni i zonjës Sela nuk ishte i plotë, pasi i mungonte dhe kriteri tjetër thelbësor, pra paraqitja e formularit të dekriminalizimit, të cilin zonja nuk e ka paraqitur pranë Partisë Demokratike, por tutje asaj, për shkak se nuk plotësonte kriterin themelor, atë të një figure me eksperiencë drejtuese 10, të paktën 10 vjeçare në strukturat e larta drejtuese të Partisë Demokratike, automatikisht ka pasjellë skualifikimin e kësaj zonje.

Sigurisht statuti parashikon edhe mënyrat në të cilat ankohet ndaj kësaj vendimmarrje kushdo i interesuar që është bërë pjesë e garës, dhe sigurisht ankimimi i drejtpërsëdrejti në gjykatë, në qoftë se është kjo që ka ndodhur, nuk është rruga e duhur statutore, pasi statuti parashikon që në këto raste ankimimi i drejtohet së pari gjykatës së partisë dhe mbas ezaurimit të kësaj rruge administrative, eventualisht çështja mund të bëhet objekt shqyrtimi edhe gjyqësor.

Por besoj që në këtë rast jo vetëm statuti, por edhe kriteret e vendosura dhe transparenca që ka bërë KOKOE në vendimmarrjen e saj përsa i përket kësaj zonje, lë pak vend për diskutim”, tha Kaso.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.