☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 94.04 ▲2.8%
ARI 4,441 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,884 ▼ -0.64% ETH $2,494 ▲ +0.2% XRP $1.4000 ▲ +0.02% SOL $103.8700 ▼ -1.08%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 94.04 ▲2.8 % ARI 4,441 ▼0.79 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 94.04 ▲2.8 % ARI 4,441 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kronika

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

Një police e plagosur, xhama të thyer e dëme të konsiderueshme pranë Komisariatit nr. 3, me këto pamje u përmbyll protesta kombëtare e mbajtur të shtunën në kryeqytet.

Protestuesit mbajtën disa fjalime në bulevard e më pas nisën marshimin drejt Komisariatit nr. 3, aty ku dëmtuan xhamat, i thyen dhe shkaktuan kaos.

Ndërkohë, disa mesazhe të publikuara nga një grup në Telegram, ku duket se komunikojnë persona të përfshirë në drejtimin e marshimeve të protestës, hedhin dritë mbi mënyrën se si u organizua zhvendosja e turmës drejt Komisariatit nr. 3, ku mbaheshin të arrestuarit pas dhunës së të enjtes para Kuvendit.

Në biseda, pjesëmarrësit diskutojnë për lëvizjen e protestuesve drejt komisariatit, ndërsa në disa mesazhe shfaqen thirrje për presion dhe përshkallëzim, me qëllim lirimin e të ndaluarve.

“Po te 302. Sot mendoj me e përdor turmën si duhet, me ik te 302, i nxjerrim çunat direkt”, shkruhet në një prej mesazheve, duke iu referuar zonës së Komisariatit nr. 3.

Ndërkohë, një pjesëmarrës sugjeron alternativa më të forta veprimi: “Ose bllokojmë rrugë, ose hyjmë sot se jemi mijëra”, thuhet në një tjetër mesazh.

Mesazhet tregojnë edhe përplasje mes atyre që kërkonin përshkallëzim dhe atyre që paralajmëronin kundër dhunës. Në një mesazh të fiksuar në grup thuhet: “Shiko, disa sot janë me maska në protestë, distancohuni nga veprime dhune…”.

Këto biseda vijnë pas protestës, e cila u përshkallëzua para Komisariatit nr. 3, ku një grup protestuesish thyen xhamat dhe tentuan të hynin brenda ambienteve të godinës. Policia ndërhyri më pas për shpërndarjen e turmës, ndërsa pati edhe efektivë që mbetën të dëmtuar.

Mesazhet e publikuara shtojnë dyshimet se zhvendosja drejt komisariatit nuk ishte një lëvizje spontane e turmës, por ishte diskutuar dhe orientuar më herët në grupet e komunikimit të protestës. Në qendër të debatit mbetet pyetja nëse marshimi u organizua si presion politik për lirimin e protestuesve të arrestuar, apo nëse brenda tij pati edhe thirrje të qëllimshme për përshkallëzim.

/ abcnews.al /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.