⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,580 ▼ -1.8% ETH $1,618 ▼ -2.22% XRP $0.9206 ▼ -2.25% SOL $69.6900 ▼ -2.12%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Michael Douglas rrëfen jetën përtej famës: nga Hollywood-i te betejat personale

Michael Douglas do të rrëfejë jetën e tij pa filtra në librin e ri me kujtime “One Helluva Ride”. Aktori dhe producenti i njohur do të sjellë një rrëfim personal për karrierën, familjen dhe betejat që ka kaluar gjatë dekadave në Hollywood.

Libri, i cili do të publikohet këtë vjeshtë nga Grand Central Publishing, do të përfshijë histori nga fëmijëria e tij e ndërlikuar, marrëdhënia me babain e tij të ndjerë, aktorin dhe regjisorin Kirk Douglas, si dhe rrugëtimin e tij drejt famës.

Douglas, 81 vjeç, pati suksesin e madh të parë në moshën 30-vjeçare, kur fitoi çmimin Oscar si producent i filmit të vitit 1975 “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”. Gjatë karrierës së tij ai u bë pjesë e filmave të suksesshëm si “Fatal Attraction”, “Basic Instinct” dhe “Wall Street”, për të cilin fitoi Oscar-in e dytë.

Në librin e ri, aktori nuk do të ndalet vetëm te sukseset profesionale, por do të flasë edhe për periudhat më të vështira të jetës së tij, përfshirë martesën e parë të trazuar, problemet me varësinë, betejën me kancerin në fazën e katërt dhe sfidat familjare.

Douglas do të rrëfejë gjithashtu për përballjen me problemet e djalit të tij, Cameron, si dhe martesën 25-vjeçare me aktoren Catherine Zeta-Jones.

“Dua ta tregoj historinë time sipas mënyrës sime. Jo versionin e krijuar nga titujt apo shifrat e arkëtimeve, por historinë e vërtetë”, është shprehur Douglas për vendimin e tij për të publikuar librin.

“One Helluva Ride” do të dalë në treg më 6 tetor dhe është tashmë i disponueshëm për porosi paraprake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.