Mickoski: LSDM në koalicion me “Të Majtën” dorëzuan 13.000 amendamente, me qëllim që ta pengojnë votimin e mërgimtarëve tanë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me kërkesat e diasporës për të votuar në mënyrë elektronike, agjendën reformuese që kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe 13.000 amendamentet e dorëzuara nga ana e “E Majta”, deklaroi opozita ka dërguar 13.000 amendamente, me qëllim që ta pengojnë votimin e mërgimtarëve tanë.
“Unë do të doja të them se partia politike LSDM, në koalicion me partinë politike me “Të Majtën” dorëzuan 13.000 amendamente me qëllim që ta pengojnë votimin e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, duke u frikësuar se nuk e gëzojnë besimin e mërgimtarëve tanë nga diaspora. Dhe ky është një mesazh i fortë drejtuar bashkatdhetarëve në diasporë.
Së pari, LSDM-ja, kur ishte në Qeveri me katastrofën e saj dhe kataklizmën që solli në Maqedoni, motivoi dhe dëboi një pjesë të madhe të qytetarëve tanë që ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit, dhe tani po i ndëshkon për herë të dytë. Nuk i lejon të marrin pjesë në zgjedhje legjitime presidenciale, nëse kanë frikë për zgjedhjet parlamentare, po u themi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale e në vazhdim, t’i jepet diasporës mundësia për të marrë pjesënë mënyrë elektronike.
Dhe nuk është e saktë që këto ditë të flitet vetëm për shembullin e Francës, unë mund t’ju them shumë shembuj të cilët edhe në rajon i kemi aplikuar dhe i shohim, të cilët po ndodhin. Ajo që ne e bëmë gjatë muajve të kaluar ishte debat konstruktiv në kuadër të Kuvendit, atje ku edhe duhet të debatohet. Dhe gjithçka ishte gati, gjithçka ishte përfunduar, gjithçka ishte harmonizuar kur bëhet fjalë për Kodin Zgjedhor.
Në momentin e fundit partia politike “E Majta” refuzoi të nënshkruajë parashtresën drejtuar parlamentarëve, gjegjësisht refuzoi të nënshkruajë parashtrimin e Kodit Zgjedhor të cilin ata e propozonin, të cilin ata e harmonizonin, ne ua pranuam gjithçka që donin. Gjithçka që mendonim se ishte në përputhje me sjelljen normale, ne e pranuam. Përfshirë edhe paratë për financimin e fushatës, diçka që për ta ishte më e rëndësishmja, ai ishte prioriteti i tyre kryesor, që të kenë më shumë para për financimin e fushatës.
Gjithçka ua pranuam dhe në fund thane, jo, jo, ne këtë nuk do ta nënshkruajmë. Ja, ju premtojmë se nuk do bëjmë filibustering me amendamente, ju votojeni, ne do të jemi të përmbajtur. Duke dashur kështu të paraqiten, sërish në mënyrë të rreme para mbështetësve të tyre, se gjoja ata janë ata që janë parimorë, ndërsa të gjithë të tjerët janë kundër tyre, duke bërë viktimën në atë mënyrë. Ndërsa në thelb, katër muaj me radhë negocionin së bashku me të gjitha grupet parlamentare. Dhe ky është një mesazh për votuesit e tyre, imagjinoni t’u jepni mundësinë të udhëheqin institucionet. Imagjinoni t’u jepni mundësinë që ata të vendosin për të ardhmen tuaj. Kur ata ju shikojnë në sy dhe ju gënjejnë, ndërsa prapa perdes bëjnë diçka krejtësisht tjetër
Në fakt ju kujtohet ajo dëshmi e ish-kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev në Kuvend, kur tha qartë se janë siguruar resurse që “E Majta” të merrte vota nga OBRM-PDUKM, në zgjedhje parlamentare, e pastaj nëse fitonin deputetë, duhej të ishin në koalicion me LSDM-në dhe ta mbështesnin Qeverinë e tij. Atëherë iku kryetari i “Të Majtës”, e tani përsëri ikën. Dhe prandaj mesazh për të gjithë ata që e mbështesin këtë parti politike, nëse ata bëjnë një gjë me muaj, e tjetër flasin, imagjinoni t’u jepni mundësi çfarë do të bëjnë dhe si do të sillen”, tha Mickoski./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.