Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,669 ▲0.21%
DOW 53,527 ▲0.21%
NASDAQ 26,109 ▲0.49%
NAFTA 82.24 ▼3.26%
ARI 4,700 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,228 ▲ +0.48% ETH $2,472 ▼ -0.01% XRP $1.4776 ▼ -0.24% SOL $98.1600 ▲ +2.74%
S&P 500 7,669 ▲0.21 % DOW 53,527 ▲0.21 % NASDAQ 26,109 ▲0.49 % NAFTA 82.24 ▼3.26 % ARI 4,700 ▲0.06 % S&P 500 7,669 ▲0.21 % DOW 53,527 ▲0.21 % NASDAQ 26,109 ▲0.49 % NAFTA 82.24 ▼3.26 % ARI 4,700 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kosova

Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

Gazetari Milaim Zeka ka dhënë detaje të reja në emisionin FIVE të TV Dukagjinit lidhur me materialet që, sipas Prokurorisë Speciale, ia kishte dorëzuar Fatmir Sheholli në shtator të vitit të kaluar.

Zeka ka folur veçanërisht për materialet në gjuhën serbe, të cilat, sipas tij, i ishin prezantuar si materiale nga GIZ-i gjerman.

I pyetur se si mund të hartonte GIZ-i dokumente në gjuhën serbe, Zeka ka deklaruar:

“Unë e kam marrë nga dikush brenda GIZ-it… Mos harro që në këto shoqata humanitare, të ashtuquajtura humanitare, ka agjentë të lartë të shërbimeve nga vijnë”, ka deklaruar Zeka.

Zeka ka dhënë edhe një version tjetër për shumën prej 1 mijë eurosh, për të cilën në dosjen e Prokurorisë përmendet se ia kishte dorëzuar Sheholli.

Sipas tij, gjatë bisedës me Shehollin kishte sqaruar se nuk e njihte gjuhën serbe dhe se materialet duhej të përktheheshin.

“Gjatë bisedës me Fatmirin, i kam thënë nuk e njoh gjuhën serbe dhe duhet me i marrë dhe t’i përkthejmë. Tash, po të them për herë të parë, që ato 1 mijë euro kanë qenë për përkthime, që ky vet e deklaron”, ka thënë Zeka.

Ai ka deklaruar se paratë nuk i kishte mbajtur dhe se ia kishte kthyer Shehollit para arrestimit.

“Që ditën e parë kur më ka marrë në pyetje policia, që i kam marrë 1 mijë euro, të cilat ia kam kthyer Shehollit para arrestimit. Pasi përkthyesi nuk ka pranuar pagesë. Ia kam dhënë paratë një personi të afërt të Fatmirit”, ka deklaruar Zeka.

Deklarimet e Zekës vijnë pas publikimit të pretendimeve të Prokurorisë Speciale lidhur me rastin ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 30 shtator të vitit të kaluar, Sheholli i kishte dorëzuar Zekës materiale për publikim, bashkë me një shumë prej 1 mijë eurosh. Prokuroria thotë se materialet ishin siguruar nga BIA serbe dhe se përmes tyre synohej ushtrimi i presionit ndaj zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. /Dukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.