☁️
Tiranë 35°C · Vranët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 69.74 ▼3.03%
ARI 4,064 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,532 ▼ -2.68% ETH $1,548 ▼ -5.01% XRP $1.0266 ▼ -3.98% SOL $68.8900 ▲ +1.22%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.74 ▼3.03 % ARI 4,064 ▲0.4 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.74 ▼3.03 % ARI 4,064 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Kosova

Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat administrative për tregtinë me Shqipërinë

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore dhe lehtësimi i qarkullimit të produkteve bujqësore ishin në fokus të konferencës së përbashkët për shtyp mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës Armend Muja dhe ministrit shqiptar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Gjatë konferencës, Ministri i Bujqësisë i Kosovës Armend Muja bëri të ditur se dy vendet po punojnë për përmirësimin e procedurave tregtare dhe për reduktimin e pengesave që ndikojnë në qarkullimin e mallrave bujqësore mes dy vendeve.

“Jemi duke rishikuar barrierat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave. Synimi ynë është të dixhitalizojmë procesin e kontrollit dhe të heqim të gjitha pengesat që ndikojnë në qarkullimin e produkteve mes dy vendeve”, u shpreh ai.

Sipas tij, eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë që prej vitit 2021 janë dyfishuar, ndërsa rreth një e treta e tyre përbëhen nga produkte ushqimore.

“Shqipëria është një partner i rëndësishëm për ne. Kemi importuar nga Shqipëria mallra me vlerë rreth 300 milionë euro. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të vendosim në dispozicion talentin, energjinë dhe kapacitetet tona për të rritur prodhimin dhe për të garantuar ushqime të sigurta”, deklaroi ministri.

Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se eksportet bujqësore shqiptare po shënojnë rritje dhe se vendi po përmirëson pozicionin e tij në tregjet europiane.

“Nga të dhënat që kemi, Shqipëria ka eksportuar rreth 330 mijë ton produkte bujqësore. Të dhënat për gjashtëmujorin e parë tregojnë se jemi drejt tejkalimit të rezultateve të së njëjtës periudhë të vitit 2025”.

Ai theksoi se produktet shqiptare po përmbushin standardet e kërkuara nga tregjet e Bashkimit Evropian.

“Nuk kemi kamionë të kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian. Kjo tregon se fermerët po zbatojnë udhëzimet për përdorimin e pesticideve dhe se po prodhojmë me standarde dhe cilësi që na bëjnë konkurrues në tregjet europiane”, u shpreh ministri.

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, mes dy shteteve u nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore, ku sipas ministrit të Bujqësisë Andis Salla synon rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve tona; forcimin e pranisë së tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare; koordinimin e aktiviteteve promovuese dhe pjesëmarrjes në panaire; si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve ekonomikë të të dy vendeve.

Ndërkohë, marrëveshja për shërbimet këshillimore, transferimin e teknologjive dhe inovacionin synon: modernizimin e sektorit bujqësor përmes forcimit të kapaciteteve profesionale; shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira; përmirësimin dhe digjitalizimin e shërbimeve për fermerët; si dhe mbështetjen e tyre me teknologji dhe zgjidhje inovative që rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.