☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,668 ▼ -1.26% ETH $2,365 ▼ -1.61% XRP $1.2848 ▼ -2.37% SOL $101.2700 ▼ -3.17%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

Pavarësisht protestave që dëmtuan Tiranën, shërbimi në sportelet e Postës Shqiptare për qytetarët vijon normalisht, sipas orareve të përcaktuara.

Gjatë një vizite në Postën Shqiptare nr. 5 në kryeqytet, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se qytetarët vijojnë të marrin pensionet, të kryejnë pagesat e faturave dhe gjobave, si dhe të përfitojnë nga shërbimet e tjera që ofrohen në këto zyra

“Posta Shqiptare hyn ndër ato institucionet më të konsoliduara dhe më të vjetra shqiptare. Është shumë e rëndësishme të jepet mesazhi që shërbimet vazhdojnë, nuk ndalohen. Patjetër që ne kemi qenë të hapur dhe vazhdojmë të jemi të hapur në çdo ditë edhe me oraret e përcaktuara. Jemi përsëri këtu për dhënien e të gjitha shërbimeve, marrjen e pensioneve, pagesave të faturave, pagesave të gjobave, apo çdo element tjetër”, tha ai.

Ministri falënderoi punonjësit për përkushtimin dhe garantimin e vijimësisë së shërbimit edhe në ditët e pazakonta të shoqëruara me protesta

“Vizita ime ishte për t’ju thënë të gjitha zonjave dhe grave që punojnë këtu, faleminderit për përkushtim që bëjnë çdo ditë të vitit, por edhe sigurisht edhe në një moment pak jo të këndshëm që e bënte pak më sfiduese. Gjithashtu shërbimet pranë postës shqiptare pritet te zgjerohen më tej, me shitjen e policave të sigurimit në sportelet postare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për shpërndarjen e pakove të tregtisë elektronike”, vijoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.