🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,000 ▼ -0.43% ETH $2,380 ▼ -0.23% XRP $1.2929 ▼ -1.14% SOL $102.7200 ▼ -0.67%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministri Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë: SHBA, partneri më strategjik i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Pentagon, më 11 dhe 12 qershor.

Takimet u kryesuan nga pala amerikane nga Alton Buland, zëvendësndihmës Sekretar i Ushtrisë së SHBA-së, përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s dhe delegacioni shqiptar u udhëheq nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Nufi.

Gjatë bisedimeve u vu theksi te vazhdimi pa ndërprerje i përpjekjeve për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në disa dimensione kyçe.

Ministri Nufi theksoi rëndësinë e angazhimit në rritje të Shqipërisë brenda partneritetit strategjik me SHBA-në.

“Ne jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe mezi presim të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”, – deklaroi ministri Nufi.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

“Shqipëria vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të SHBA-së dhe të qytetarëve të saj. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe veprimet që SHBA kanë ndërmarrë në mbështetje të Shqipërisë gjatë gjithë historisë sonë.

Është e qartë se SHBA do të mbeten ‘Partneri më Strategjik i Shqipërisë’ dhe mbështetja juaj është thelbësore për ne në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka theksuar Nufi.

Takimet bilaterale konfirmuan angazhimin e të dy palëve për thellimin e bashkëpunimit në fushat e modernizimit të forcave të armatosura, sigurisë rajonale, luftës kundër terrorizmit, si dhe në kuadër të aleancës së NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.