Misioni i shpëtimit përfundon në tragjedi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru! 8 viktima (VIDEO)
Tetë persona u vranë dhe një u plagos rëndë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Sanabamba, në rajonin Ayacucho të Perusë jugore. Ministria e Mbrojtjes e vendit njoftoi se helikopteri Mi-17 po kthehej nga një mision shpëtimi për një patrullë ushtarake që kishte ngecur në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro.
Midis të vdekurve janë pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë që ishin shpëtuar pak kohë më parë. I mbijetuari i vetëm është piloti i helikopterit, Enso Espinosa Roque, i cili u dërgua në një spital në kryeqytetin Lima me lëndime të rënda.Shkaqet e rrëzimit nuk janë sqaruar ende. Ky është aksidenti i dytë fatal që përfshin një helikopter ushtarak të këtij lloji në Peru që nga fillimi i vitit.Në shkurt, një Mi-17 i përfshirë në një operacion shpëtimi nga përmbytjet u rrëzua në rajonin e Arequipas, në pjesën jugore të vendit, duke vrarë të 15 personat në bord, përfshirë shtatë të mitur.
Accidente de helicóptero militar en Perú deja ocho uniformados fallecidosLas Fuerzas Armadas de Perú localizaron este viernes los restos del helicóptero militar Mi-17 accidentado el jueves en la región andina de Ayacucho, dentro del Valle de los Ríos Apurímac, Ene y Mantaro… pic.twitter.com/ew2rwPts9B


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.