PERU – Tetë viktima, bilanci tragjik i rrëzimit të helikopterit ushtarak
– Të paktën tetë ushtarakë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një zonë të thellë të Perusë, e njohur për kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Sipas autoriteteve, helikopteri u rrëzua pranë qytetit Sanabamba, gjatë një misioni për evakuimin e një patrulle ushtarake në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro (VRAEM).
Zona, e njohur ndryshe si “Lugina e Kokainës”, është rajoni më i madh i kultivimit të kokës në Peru. Aty veprojnë grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës, si dhe mbetjet e ish-grupit rebel “Shining Path”.
Ministria peruane e Mbrojtjes bëri të ditur se piloti ishte i vetmi person që i mbijetoi aksidentit, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta.
Në një deklaratë zyrtare, ministria njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit lokalizuan helikopterin dhe nëntë ushtarakët që ndodheshin në bord.
Piloti, i identifikuar si Enzo Espinoza Roque, u transportua drejt Limës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Helikopteri ishte raportuar i zhdukur mbrëmjen e së enjtes, pasi kishte kryer një operacion për shpëtimin e tre ushtarakëve të ushtrisë peruane.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.