☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.03 ▲1.67%
ARI 4,052 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,736 ▼ -5.98% ETH $2,231 ▼ -8.13% XRP $1.2058 ▼ -8.05% SOL $89.4800 ▼ -7.16%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

“Mos m’i kërkoni arsyet e largimit”; Guardiola emocionon me letrën e lamtumirës nga Manchester City

Pas muajsh spekulimesh, tashmë është zyrtare. Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke mbyllur një nga ciklet më të lavdishme në historinë moderne të futbollit europian.

I emëruar në korrik 2016, Guardiola largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e “Citizens”, me plot 20 trofe të fituar dhe identitet futbollistik që ndryshoi përgjithmonë klubin anglez. Megjithatë, lidhja e tij me City nuk do të marrë fund plotësisht. Tekniku katalanas do të mbetet pjesë e “City Football Group” si ambasador global, duke ofruar këshilla teknike dhe kontribuar në projekte të ndryshme të grupit.

Në letrën e tij emocionuese të lamtumirës, Guardiola shkruan: “Eh, sa momente të bukura kemi kaluar së bashku. Mos m’i kërkoni arsyet e largimit tim. Nuk ka një arsye të saktë, por thellë-thellë e di se ka ardhur momenti i ndarjes. Asgjë nuk është e përjetshme, po të ishte, do të isha ende këtu”.

Më tej tregon lidhjen e fortë me qytetin e Manchesterit dhe kulturën e tij: “Ky është një qytet i ndërtuar mbi punën, mbi sakrificën. Kjo shihet në ngjyrën e tullave. Te njerëzit që skanojnë kartën personale herët dhe largohen vonë. Fabrikat. Pankhurst. Sindikatat. Muzika. Thjesht revolucioni industrial dhe mënyra se si ndryshoi botën”.

Guardiola thekson gjithashtu frymën që ndërtoi skuadrën e tij: “Ne kemi punuar. Kemi vuajtur. Kemi luftuar. Dhe i kemi bërë gjërat në mënyrën tonë. Lojtarët nuk do t’i harroj kurrë, çdo çast, çdo moment. Unë, stafi im, ky klub, jemi gjithçka”.

Ndërsa në fund të mesazhit të tij emocionues shton: “Zonja dhe zotërinj, faleminderit për besimin që më keni dhënë! Faleminderit që më keni shtyrë përpara! Ka qenë jashtëzakonisht argëtuese. Ju dua!”

Presidenti i klubit, Khaldoon Al Mubarak, e cilësoi raportin me Guardiolën si një partneritet të ndërtuar mbi besim dhe respekt: “Në 10 vitet e fundit, ndershmëria dhe besimi kanë qenë themeli mbi të cilin kemi ndërtuar çdo situatë së bashku me Pep.” Ndërsa administrator i deleguar Ferran Soriano deklaroi: “Pep është një legjendë e City, përgjithmonë”.

Një epokë merr fund në “Etihad”, por trashëgimia e Pep Guardiolës te Manchester City do të mbetet e pavdekshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.