☁️
Tiranë 17°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.88 ▲1.19%
ARI 4,499 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,949 ▼ -5.53% ETH $1,864 ▼ -6.09% XRP $1.2245 ▼ -4.55% SOL $74.7800 ▼ -6.81%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.88 ▲1.19 % ARI 4,499 ▼0.45 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.88 ▲1.19 % ARI 4,499 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Sporti

Mourinho, një hap larg Realit, Perez vendos veton, gati rikthimi i Specialit

Disa dashuri nuk shuhen kurrë, bëjnë një xhiro, por herët apo vonë rikthehen, ribashkohen. Kjo duket se është edhe historia mes Jose Mourinho-s dhe Real Madrid. Pas afro 13 vitesh, palët pritet të ribashkohen sërish, kjo pasi Mou është i përzgjedhuri i presidentit Florentino Perez. Sipas mediave, jo të gjithë në radhët e Realit janë […]

Disa dashuri nuk shuhen kurrë, bëjnë një xhiro, por herët apo vonë rikthehen, ribashkohen. Kjo duket se është edhe historia mes Jose Mourinho-s dhe Real Madrid. Pas afro 13 vitesh, palët pritet të ribashkohen sërish, kjo pasi Mou është i përzgjedhuri i presidentit Florentino Perez.

Sipas mediave, jo të gjithë në radhët e Realit janë pro rikthimit të tij, por në këtë pikë Perez ka vendosur veton, me bosin e Realit që sheh te Mourinho profilin ideal për të rikthyer edhe një herë ekipin në nivele të larta. Është e qartë që Alvaro Arbeloa po kalon ditët e fundit në krye të Real Madrid, tani është koha për një trajner të ri, me Mourinho-n që është në majën e listës së dëshirave.

I pari që lëvizi ishte tekniku portugez, me Mourinho-n që iu vetëofrua Realit duke dërguar agjentin e tij Jorge Mendes me mision në Madrid. Speciali zbarkoi në Madrid në vitin 2010 duke drejtuar Realit për afro 3 vite. Me të në stol, fituan një titull në La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.

Që nga ajo periudhë, Mourinho është rikthyer tre herë në Madrid, tre herë si rival në Champions League, e fundit ishte këtë sezon në drejtimin e Benfikës duke vendosur në siklet ish ekipin e tij në fazën “play-off”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.