☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,878 ▲ +0.15% ETH $2,239 ▲ +0.62% XRP $1.1634 ▼ -1.72% SOL $89.9400 ▼ -0.26%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Java e 33-të e Abissnet Superiore ka dhuruar disa rezultate mbresëlënëse dhe aspak normale për çdo kampionat. Katër skuadrat e fundit të renditjes, kanë siguruar fitore ndaj katër ekipeve që kishin më sipër në tabelë. Mund të duket si një rastësi e rrallë, por në fakt shifrat e fazës së katërt, tregojnë se “mrekullitë” nga […]

Java e 33-të e Abissnet Superiore ka dhuruar disa rezultate mbresëlënëse dhe aspak normale për çdo kampionat. Katër skuadrat e fundit të renditjes, kanë siguruar fitore ndaj katër ekipeve që kishin më sipër në tabelë. Mund të duket si një rastësi e rrallë, por në fakt shifrat e fazës së katërt, tregojnë se “mrekullitë” nga ekipet e fundit të tabelës janë norma në Superiore në këtë pjesë të sezonit.

Po të marrësh për bazë vetëm ndeshjet e fazës së katërt të kampionatit, rezulton se skuadra që ka bërë më mirë nga të gjitha, është Tirana, me 14 pikë. Një bilanc i jashtëzakonshëm që i ka mundësuar bardhebluve të ndryshojnë plotësisht fatin e tyre në këtë fazë, duke kaluar nga gropa e vendit të fundit, në pozita me komode e mundësi reale mbijetese edhe pa kaluar nëpërmjet play-out.

Por bardheblutë nuk janë të vetmit. Vora ka bërë 9 pikë, ndërsa Flamurtari e Bylis nga 8, me vetëm Elbasanin nga ekipet e kreut që ka bërë ndjeshëm më mirë se ata me 13 pikë, pasi Vllaznia e vendit të dytë, ka regjistruar vetëm 9 pikë.

Një anomali e qartë në 6 javët e fundit, ku ekipet që luftonin për “Final Four” si Dinamo, Egnatia e Partizani, kanë harruar shpeshherë si luhet futboll e kanë marrë vetëm “thërrime” aq sa po të merrej parasysh vetëm kjo fazë, do të ishin ata kandidatët kryesorë për të rënë nga kategoria.

Në total, në 6 javët e fundit, 4 skuadrat që mbyllin tabelën kanë siguruar 39 pikë, vetëm 1 më pak se të 6 skuadrat që kanë më sipër e që luajnë për objektiva më prestigjiozë.

Një situatë që nuk ndeshet në asnjë kampionat tjetër në botë ndaj hyn ndër ato që jo shpeshherë cilësohen si “mrekullitë” e rivalitetit të fortë të futbollit shqiptar.

RENDITJA FAZA 4

Tirana 14

Elbasani 13

Vora 9

Vllaznia 9

Bylis 8

Flamurtari 8

Dinamo 6

Egnatia 5

Teuta 4

Partizani 3

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.