☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.31% ETH $2,234 ▼ -0.34% XRP $1.1613 ▼ -1.68% SOL $89.3400 ▼ -1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja ndaj Ilir Metës.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në sallën e gjyqit ishte e pranishme Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungonte së bashku me avokatët e saj. Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as Pirro Xhixho, i cili përfaqësohej nga avokati Sokol Mëngjesi.

Organi i akuzës kishte parashikuar leximin e pretencës në këtë seancë, por mbrojtja e Kryemadhit ka kërkuar shtyrjen e procesit.

SPAK deklaroi se, duke qenë se e pandehura Fatime Kryemadhi nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, seanca nuk mund të zhvillohej në këto kushte.

Për pasojë gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu për datën 13 korrik, ora 12:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.