Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve
Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kryeqyteti është dekoruar me flamuj në pritje të kthimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”, ka shkruar Musmurati.
Ajo ka theksuar se në sheshet e kryeqytetit janë vendosur simbole që, sipas saj, përfaqësojnë historinë, sakrificën dhe krenarinë e Kosovës.
“Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka deklaruar ajo.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.