☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▼ -0.05% ETH $2,521 ▼ -0.88% XRP $1.3638 ▲ +0.72% SOL $101.6300 ▲ +0.34%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Kronika

Muxhahedinët, luftëtarët opozitarë iranianë që jetojnë në Shqipëri

bbbbbSabire është një ndër muxhahedinët iranianë, të sjellë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje ndërshtetërore me Uashingtonin për arsye humanitare, që u siguron atyre strehimin.
TCH: Jeni muxhahedinë?
Dy femrat muxhahedine: Po
TCH: Cili është kuptimi i fjalës muxhahedin?
Dy femrat muxhahedine: Nuk mund ta shpjegoj për ju…
Muxhahedinja: A e njihni regjimin e Ajatollahëve?
Për shkak të rrezikimit të jetës, ajo – si gjithë të tjerët – përpiqet t’u shmanget filmimeve për të ruajtur identitetin, ndërsa si luten të mos nxirret asnjë e dhënë për vendin ku jetojnë.
“Jam kundër fundamentalizmit në Iran. Për mua ishte shumë e rrezikshme të jetoja atje, sepse qeveria iraniane ekzekutoi shumë nga miqtë e mi. Unë nuk mund të kthehem në Iran, sepse aty ka diktaturë. Kam qenë mësuese në Iran, e nëse do të jetoja atje, do të më arrestonte regjimi i ajatollahëve për të më ekzekutuar, sepse shumë nga miqtë e mi – siç ju thashë – janë vrarë”, thotë muxhahedinja Sabire.
Gruaja, e cila përmend shpesh se është një refugjate politike, jeton në periferi të kryeqytetit, në një ambient të marrë me qira. Ndërkohë, në një zonë tjetër po periferike, TCH takon sërish muxhahedinë.
Fillimisht ata na presin me çaj, mbase siç e do tradita e vendit të tyre. Por edhe për ta, kamera do të thotë ekspozim e për pasojë rrezik.
Por ndërsa Amir shfaqet tepër i shqetësuar, shoku i tij Farah pranon të bisedojë, por me një ndryshim, më së shumti është ai që na pyet se kush jemi dhe çfarë duam.
TCH: Ju nuk jeni muxhahedinë?
Farah: Po, kemi qenë përpara. Tani ne jemi ndarë.
TCH: Përse jeni ndarë? Pse përpara po dhe tani jo?
Farah: Dëgjo, unë nuk dëshiroj të intervistohem në televizion. Unë, sikurse Amir, sepse është shumë e vështirë për ne, pasi këtu nuk kemi një situatë ligjore të mirë.
Grupi i parë prej 210 muxhahedinësh u soll në Shqipëri në vitin 2013. Prej atëherë dërgesat kanë qenë të herëpashershme. Në Rinas, përmes Ministrisë së Brendshme, raportohet se nga janari 2015 deri në janar 2016 janë sjellë në Shqipëri 524 muxhahedinë.
Por duket se marrëveshja amerikane me Iranin i ka vendosur të gjithë në një situatë të sikletshme. Shqipëria ka ofruar zgjidhjen dhe një oaz të përkohshëm paqeje për këtë komunitet tashmë të padëshiruar nga të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.