🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.09 ▲1.63%
ARI 4,037 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,721 ▼ -0.31% ETH $2,399 ▼ -0.37% XRP $1.3220 ▼ -0.71% SOL $104.3200 ▼ -0.05%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.09 ▲1.63 % ARI 4,037 ▼0.57 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.09 ▲1.63 % ARI 4,037 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

MUZIKË – Grupi i rock-ut alternativ i Ryan Gosling rikthehet pas 17 vitesh

– Grupi i rock-ut alternativ “Dead Man’s Bones”, pjesë e të cilit është aktori Ryan Gosling, pritet të publikojë muzikë të re, 17 vjet pas albumit të vetëm që ka nxjerrë deri më sot, sipas “BuzzFeed”

Muzika e re e grupit do të publikohet të martën, më 27 tetor, sipas një njoftimi të publikuar në “Instagram” nga bashkëshortja e Gosling, aktorja Eva Mendes.

“Ai e mbajti premtimin që më kishte dhënë”, shkroi Mendes, 52 vjeçe.

Grupi përbëhet nga Gosling, 45 vjeç, dhe muzikanti Zach Shields. Dyshja publikoi albumin e parë, me të njëjtin emër si grupi, në vitin 2009, në studion diskografike “Anti-Records”.

Faqja e njohur e muzikës “Pitchfork” e përshkroi albumin si të frikshëm dhe misterioz. Në të dëgjohen dukshëm edhe zërat e një kori fëmijësh nga Los Anxhelesi.

Sipas kompanisë diskografike, albumi fillimisht ishte menduar si muzikë shoqëruese për një shfaqje teatrale, që tregonte historinë e dashurisë mes një përbindëshi dhe një fantazme.

Ryan Gosling e ka treguar talentin e tij muzikor në disa raste. Një nga performancat e tij më të njohura ishte kënga “I’m Just Ken”, nga filmi “Barbie”, të cilën e interpretoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2024.

Aktori kanadez, i cili e nisi karrierën e tij në emisionin televiziv të “Disney” – “The All New Mickey Mouse Club”, interpretoi gjithashtu këngën “City of Stars” së bashku me aktoren Emma Stone në filmin muzikor “La La Land”, të vitit 2016.

Kjo këngë fitoi çmimin “Oscar” për këngën më të mirë origjinale në vitin 2017. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.