⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,580 ▼ -1.8% ETH $1,618 ▼ -2.22% XRP $0.9206 ▼ -2.25% SOL $69.6900 ▼ -2.12%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare këngëtarja Bonnie Tyler

Bonnie Tyler, këngëtarja e famshme e hitit “Total Eclipse of the Heart”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. 

Lajmi u konfirmua nga familja dhe ekipi i saj, të cilët njoftuan se artistja u nda nga jeta më 8 korrik në një spital në Portugali, pas një sëmundjeje për të cilën po trajtohej. Ata kërkuan privatësi për të përballuar këtë humbje.

“Familja dhe ekipi i Bonnie janë të shkatërruar të njoftojnë se ajo u nda nga jeta papritur mbrëmjen e kaluar në spitalin në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej”, thuhej në deklaratë.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës ishte Gaynor Sullivan, kishte pasur probleme serioze shëndetësore që prej muajit maj, kur u dërgua me urgjencë në një spital në Faro të Portugalisë për një ndërhyrje kirurgjikale në zorrë.

Pas operacionit, ajo u vendos përkohësisht në koma të induktuar për të ndihmuar procesin e rikuperimit. Më vonë doli nga koma, por gjendja e saj mbeti e rëndë dhe ajo qëndroi në kujdes intensiv për disa javë. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik.

Bonnie Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës ndërkombëtare, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga, e shkruar dhe prodhuar nga Jim Steinman, e ktheu atë në një yll botëror dhe i solli një nominim për çmimin Grammy.

Gjatë karrierës së saj mbi pesë dekada, Tyler publikoi 18 albume në studio dhe solli shumë hite të tjera, përfshirë “It’s a Heartache” dhe “Holding Out for a Hero”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.