🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▼0.37%
ARI 4,042 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,330 ▼ -3.87% ETH $2,385 ▼ -4.16% XRP $1.3067 ▼ -4.94% SOL $103.5000 ▼ -3.88%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Bota

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare aktori amerikan Tom Skerritt

SHBA, 22 tetor, ATSH/ Aktori amerikan Tom Skerritt, i njohur për rolet e tij në filmat e suksesshëm “Alien” dhe “Top Gun”, si dhe në serialin televiziv “M\*A\*S\*H”, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Me një karrierë gati 60-vjeçare në film dhe televizion, Skerritt u bë një nga figurat e spikatura të kinematografisë amerikane, duke interpretuar personazhe që mbetën gjatë në kujtesën e publikut.

I lindur më 25 gusht 1933 në Detroit, Michigan, Skerritt nisi karrierën në fillim të viteve 1960, pas shërbimit në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Një nga rolet e tij të hershme të rëndësishme ishte ai në filmin “M*A*S*H” (1970), me regji të Robert Altman.

Në filmin fantastiko-shkencor “Alien” (1979), me regji të Ridley Scott, ai interpretoi kapitenin Dallas, komandantin e anijes kozmike Nostromo. Ndërsa në filmin “Top Gun” (1986), ku luajti përkrah Tom Cruise, ai u shfaq në rolin e instruktorit të fluturimit Mike “Viper” Metcalf.

Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij ishte seriali televiziv “Picket Fences”, ku interpretoi sherifin Jimmy Brock. Për këtë rol, aktori fitoi çmimin Emmy në vitin 1993, në kategorinë e aktorit më të mirë kryesor në një serial dramatik.

Filmografia e tij përfshin gjithashtu “The Turning Point”, “Steel Magnolias” dhe “A River Runs Through It”, ku ndau ekranin me aktorë të njohur të Hollywood-it.

Tom Skerritt la pas një karrierë të gjatë në kinematografi dhe televizion, duke u dalluar për interpretimet e tij në role të ndryshme, nga filmat dramatikë te prodhimet fantastiko-shkencore dhe aksionet. Ai ndërroi jetë më 21 tetor 2026, nga shkaqe natyrore, sipas deklaratës së familjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.