☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,752 ▼0.68%
DOW 51,645 ▼0.05%
NASDAQ 26,969 ▼0.86%
NAFTA 95.33 ▲1.26%
ARI 4,117 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,869 ▼ -2.19% ETH $2,422 ▼ -4.1% XRP $1.3309 ▼ -3.43% SOL $103.7400 ▼ -3.92%
S&P 500 7,752 ▼0.68 % DOW 51,645 ▼0.05 % NASDAQ 26,969 ▼0.86 % NAFTA 95.33 ▲1.26 % ARI 4,117 ▼1.43 % S&P 500 7,752 ▼0.68 % DOW 51,645 ▼0.05 % NASDAQ 26,969 ▼0.86 % NAFTA 95.33 ▲1.26 % ARI 4,117 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, Kusari-Lila ndan rrëfimin e saj personal: Vendosa të flas dhe të mos gjykoj as Zotin, as robin për sëmundjen time

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila në muajin tetor, që është muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit ka ndarë rrëfimin e saj personal, përballjen me sëmundjen.

Kusari-Lila në një postim në Facebook ka thënë se është thelbësore që sëmundja të zbulohet herët, gjersa për këtë sëmundje ka vendosur të flasë hapur dhe ta ndajë përvojën e saj.

Lexoni postimin e plotë të saj:

Kancerin nuk e zgjedh; ai të shfaqet. Por rëndësi thelbësore ka sa shpejt e kuptojmë se kanceri është i pranishëm në organizmin tonë.

Tetori është muaji në të cilin kam lindur, por në tetor të vitit 2024 u diagnostikova me kancer të gjirit në stadin fillestar.

Mund të mos flisja, të vuaja dhe të bëja pyetjen: pse pikërisht unë? Por nuk bëra as të parën, as të dytën. Vendosa të flas dhe të mos gjykoj as Zotin, as robin për sëmundjen time. Më ndihmonte fakti se e dija që, kur kanceri zbulohet në stad të hershëm, mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Por më ndihmonte edhe forca që ndieja brenda vetes, e cila më shtynte drejt mendimeve të mira për jetën, pavarësisht sfidave që më dilnin përpara.

Prandaj flas dhe mundohem, aq sa kam kohë dhe mundësi fizike, të ndaj përvojën dhe bindjet e mia për domosdoshmërinë e kontrolleve, ruajtjen e besimit dhe gjetjen e forcës për ta tejkaluar sëmundjen.

Sot isha e ftuar nga Bordi i Studentëve të RIT Kosova, ku, së bashku me studentët, biseduam për Tetorin Rozë, rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe guximin për të folur hapur për kancerin e gjirit.

Tetori Rozë simbolizon ndërgjegjësimin, por edhe dhënien e shpresës për jetën, dashurinë ndaj saj, forcimin e shpirtit dhe lehtësimin e barrës së një beteje që jo rrallë zhvillohet në heshtje. Heshtja dhe stigma duhet të thyhen, ndërsa beteja e secilës grua duhet të bëhet betejë e të gjithë shoqërisë.

Në diskutimin e sotëm më bëri veçanërisht përshtypje kurioziteti i studentëve dhe gatishmëria e tyre për të pyetur, për të kuptuar dhe për të mësuar. Ndërgjegjësimi fillon me një bisedë të hapur, por mesazhi duhet të arrijë te secili dhe secila, veçanërisht në komunitetet ku ende nuk flitet mjaftueshëm për këtë temë.

Në këtë bisedë duhet të përfshihen veçanërisht edhe djemtë dhe burrat. Ata duhet të kuptojnë, të dëgjojnë dhe të mbështesin gratë, sepse përballja me sëmundjen nuk duhet të nënkuptojë edhe përballje të vetmuar me të. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.