☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.86 ▼1.14%
ARI 4,125 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,757 ▼ -0.04% ETH $2,121 ▼ -0.77% XRP $1.0924 ▼ -1.08% SOL $85.9800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,125 ▲0.25 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,125 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Një shtetas që transportonte armë dhe municion, që dyshohet se i kishte marrë në Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë është arrestuar sot në flagrance.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë. Në makinën që drejtonte u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi””, thuhet në njoftim.

“Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.