☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,703 ▼0.54%
DOW 53,372 ▼0.16%
NASDAQ 26,346 ▼1.12%
NAFTA 84.28 ▲0.64%
ARI 4,424 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,745 ▲ +0.96% ETH $1,915 ▲ +0.32% XRP $1.0017 ▼ -0.29% SOL $76.9900 ▲ +1.22%
S&P 500 7,703 ▼0.54 % DOW 53,372 ▼0.16 % NASDAQ 26,346 ▼1.12 % NAFTA 84.28 ▲0.64 % ARI 4,424 ▼1.11 % S&P 500 7,703 ▼0.54 % DOW 53,372 ▼0.16 % NASDAQ 26,346 ▼1.12 % NAFTA 84.28 ▲0.64 % ARI 4,424 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Sporti

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë duke nisur nga edicioni 2027/2028, KE aprovon vendimin

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, një nga vendimet e miratuara lidhet me propozimin e ardhur nga Departamenti i Garave për ndryshimin e formatit të kampionatit “Kategoria e Parë” për sezonet futbollistike 2027/2028 dhe 2028/2029, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së kampionateve dhe ruajtjen e interesit sportiv gjatë gjithë sezonit.

Departamenti i Garave ka propozuar që ky edicion mos të ketë asnjë ndryshim dhe kampionati të vazhdojë sipas formatit me 3 faza të rregullta dhe 33 javë kampionat.

Vendi i 1-rë dhe i 2-të i Kategorisë së Parë do të ngjiten automatikisht në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Ekipet e renditura në vendet e 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë play-off do të zhvillojnë fazën gjysmëfinale sipas skemës 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit e çifteve do të përballen në finale dhe fituesi i kësaj finaleje do të ngjitet në kategorinë “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm.

Ekipi finalist do të përballet në një takim vendimtar me vendin e tretë nga fundi të “Abissnet Superiore” play-out për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në elitën e futbollit në edicionin e ardhshëm.

Ndërkaq, për edicionet 2027/2028 dhe 2028/2029, është propozuar që skema e kampionatit të jetë e njëjtë si strukturë me skemën e kampionatit “Abissnet Superiore.

Sipas formatit të ri, kampionati do të zhvillohet në dy faza të rregullta, me 12 skuadra që do të luajnë përgjatë 22 javëve. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe sipas renditjes. Pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out.

Gjashtë skuadrat e para do të garojnë në fazën play-off, ku do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, në total 10 javë garë. Skuadra e renditur në vendin e parë do të shpallet kampione e edicionit 2027/2028 dhe do të ngjitet automatikisht në “Abissnet Superiore”. Edhe ekipi i renditur në vendin e dytë të play-off do të ngjitet në kampionatin elitë.

Po ashtu, gjashtë skuadrat e renditura në gjysmën e poshtme të tabelës do të zhvillojnë fazën play-out, me sistem vajtje-ardhje dhe 10 javë garë. Dy skuadrat e renditura në dy vendet e fundit do të bien automatikisht në Kategorinë e Dytë për sezonin pasardhës.

Skuadrat e renditura në vendet 3 dhe 4 të parafundit të fazës play-out në Kategorinë e Parë do të zhvillojnë ndeshje me ekipet e play-off të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe B.

Ekipet e renditura në vendet e 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë play-off do të zhvillojnë fazën gjysmëfinale sipas skemës 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit e çifteve do të përballen në finale dhe fituesi i kësaj finaleje do të përballet në një takim vendimtar me vendin e tretë nga fundi të “Abissnet Superiore” play-out për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në elitën e futbollit në edicionin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.