“Në katund jo, në qeli po”, Berisha për Ramën: E hoqi maskën!
Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha vijoi këtë të hënë, 1 qershor, me akuzat e tij në drejtim të medieve, sa i takon kohës që merr opozita dhe ai vetë në ekran.
“Nga 11 televizione LIVE, 10 censurë të plotë dhe vetëm një jepte konferencën time. 10 të tjerë mbanin kreun tuaj që po fliste sikur të ishte Lubia, se do shkonte në katund. Në katund jo, në qeli po! Ju që më keni votuar, tani unë po largohem për mëkate, një zinxhir pafund hipokrizie”, deklaroi ai, referuar edhe fjalës që mbajti sot kryeministri Edi Rama lidhur me situatën në Zvërnec.
Përsëriti se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja në vend.
“Ne besojmë që investimet e huaja janë të një rëndësie jetike për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër gjatë periudhës që qeverisëm, në vend u gargantuan investimet më të mëdha. Vetëm në fushën e energjitikës, 2 miliard euro. Kaskada e Devollit, e Fanit, nga viti 2008-2013, investimet e huaja u rritën.
Ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri, mbajeni shënim, po e largoni! Vetë tha ai, ju më votuat mua, jam njeriu që më keni votuar. E hoqi maskën”, argumentoi më tej, referuar po prapë fjalës së kreut të qeverisë.
“PD qëndron për respekt të plotë e absolut të së drejtës së pronës”, theksoi Berisha.
“Po bëhen copa për të marrë aksionet, mos shihni njëri-tjetrin se e dini mirë, bëni sikur ç’a po flet ky… Janë në lojë 130 mln euro, doni të merrni aksionet!”, iu drejtua mazhoritarëve lidhur me aeroportin e Vlorës.
“Interesa strikt mafioze, SKAP-in në shpinë dhe t’ja marrim Behgjetit aksionet”, shtoi kreu i PD-së.
“Harroje se do shkosh në katund, në qeli e ke vendin”, përfundoi ai drejtuar numrit një të kabinmetit qeveritar.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.