☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Negociatat, Krichbaum: S’është koha për Shqipërinë! Problem, korrupsioni dhe krimi

Argumentin për qëndrimin pesimist dhe ngurrues për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, deputeti gjerman, Gunther Krichbaum e ilustron me një imazh tipik nga salla e parlamentit shqiptar.
Krichbaum ka postuar në rrjetet sociale një artikull të publikuar në versionin online të “Der Tagesspiegel”, e cila e shoqëron shkrimin me një foto të shkrepur nga seanca e pazakontë parlamentare e 12 prillit, ku opozita hodhi miell në drejtim të Kryeministrit Rama.

“Në këtë fazë, mendoj se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Korrupsioni në nivelet e larta dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore të vendit”, thotë Krichbaum për median gjermane.

Në artikull, “Der Tagesspiegel” kujton se pikërisht ky qëndrim i deputetit të CDU-së e ka vënë atë në qendër të kritikave nga disa media në Shqipëri.

“Qëndrimi kritika i Krichbaum për Shqipërinë e kanë e kanë bërë atë shënjestër të disa mediave pranë Kryeministrit Edi Rama, të cilat mes të tjerave e akuzojnë atë se po vepron në emër të interesave ruse”, thuhet në artikullin e publikuar në versionin online të “Der Taggesspiegel”.

Për Krichbaum, Rama dhe Basha u përplasën në distancë të shtunën.

“Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton radhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë”, deklaroi përmes rrjeteve sociale, kreu i PD-së.

Akuzat nuk e lanë indiferent Kryeministrin. Rama thekson se nuk e ka mik dhe as nuk është dashamirës i partisë dhe qeverisë socialiste dhe mohon të jetë angazhuar në fushatë kundër Krishbaun. Një mirënjohje në të shkuarën e ruan ende.

“Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”, thotë Kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.