🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,540 ▼1.93%
DOW 52,867 ▼0.92%
NASDAQ 24,842 ▼3.47%
NAFTA 89.51 ▲1.58%
ARI 4,113 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $77,594 ▼ -3.55% ETH $2,316 ▼ -4.98% XRP $1.2695 ▼ -4.81% SOL $91.9500 ▼ -6.06%
S&P 500 7,540 ▼1.93 % DOW 52,867 ▼0.92 % NASDAQ 24,842 ▼3.47 % NAFTA 89.51 ▲1.58 % ARI 4,113 ▲0.98 % S&P 500 7,540 ▼1.93 % DOW 52,867 ▼0.92 % NASDAQ 24,842 ▼3.47 % NAFTA 89.51 ▲1.58 % ARI 4,113 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nga 1 tetori, qytetarët e Maqedonisë do të mund të deklarohen për dhurimin e organeve te mjeku amë

Aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit për dhurimin e organeve janë publikuar për debat publik në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pritet të miratohen në një nga seancat e ardhshme të Qeverisë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit më 1 tetor, qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë pëlqimin për dhurimin e organeve te mjeku i tyre amë.

Kjo u bë e ditur në panelin e diskutimit për dhurimin e organeve, të mbajtur sot në Veles, ku u theksua rëndësia e edukimit të qytetarëve për transplantimin dhe nevoja për rritjen e numrit të dhuruesve me qëllim shpëtimin e jetëve.

Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, tha se aktualisht në vend 29 pacientë presin transplantim të zemrës, 12 të mëlçisë, 160 të veshkave dhe rreth 20 pacientë presin transplantim të kornesë së syrit. Sipas saj, listat e pritjes ndryshojnë vazhdimisht, ndërsa këtë vit tashmë janë kryer transplantime të kornesë te 16 pacientë.

Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë, dr. Lilija Çolakova Dervishova, theksoi se zgjedhja për t’u deklaruar si dhurues do të bëhet te mjeku amë, pasi ai është më i qasshmi për qytetarët.

Ajo vlerësoi se dhurimi i organeve mund të shpëtojë shumë jetë, veçanërisht të pacientëve të rinj që presin transplantim dhe që aktualisht mbijetojnë falë hemodializës ose pajisjeve mekanike për mbështetjen e funksionit të zemrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.