🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 97.55 ▼0.72%
ARI 4,535 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,677 ▲ +0.23% ETH $2,130 ▼ -0.02% XRP $1.3748 ▲ +0.2% SOL $86.5100 ▲ +1.87%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 97.55 ▼0.72 % ARI 4,535 ▲0 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 97.55 ▼0.72 % ARI 4,535 ▲0 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Ekonomia

Nga Amfiteatri te Forumi Bizantin, mbi 680 mijë euro për zemrën antike të Durrësit

Investime Lajmet Kryesore Nga Vendi

Nga Amfiteatri te Forumi Bizantin, mbi 680 mijë euro për zemrën antike të Durrësit

Share Share Icon

Durrësi është vënë sërish në epiqendër sa i takon vlerave arkeologjike të tij.

Një garë publike me vlerë rreth 68 milionë lekë ( mbi 680 mijë euro) synon të ndalet në planifikimin e konservimit dhe gërmimeve në zemër të qytetit antik, ku shtresat romake, bizantine dhe moderne mbivendosen në mënyrë të drejtpërdrejtë nën sipërfaqen aktuale të qytetit.

Thirrja e shpallur këtë javë nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon ndërhyrje të integruara në disa nga pikat më të rëndësishme arkeologjike urbane, përfshirë Amfiteatri Romak i Durrësit, Forumi Bizantin i Durrësit dhe Banjat Romake të Durrësit, si dhe rrjetin e shtigjeve urbane që lidhin zonat arkeologjike A dhe B të qytetit, duke e trajtuar të gjithë zonën si një sistem të vetëm historik.

Sipas përshkrimit të thirrjes, projekti nuk është një ndërhyrje ndërtimore klasike, por një proces dokumentimi, sondazhesh dhe konservimi që synon të përcaktojë mënyrën e menaxhimit afatgjatë.

Sipas specifikimeve teknike, kërkohet një qasje e standardizuar europiane që vendos theksin jo vetëm te gërmimi, por te krijimi i një “arkitekture të dokumentimit”, ku çdo fazë pune regjistrohet sistematikisht përmes fotografive të strukturuara, hartimit digjital dhe gjurmimit të saktë të të dhënave sipas vendndodhjes dhe kohës.

Dokumentacioni kërkon që të gjitha materialet të dorëzohen në formate të standardizuara digjitale, ndërsa ndërhyrjet të shoqërohen me kontroll të vazhdueshëm teknik dhe vizual, duke e trajtuar kantierin si një proces inxhinierik të monitoruar në çdo hap.

Në këtë kuadër, parashikohen edhe sondazhe strukturore jo-invazive dhe teknika të avancuara si hapje të kontrolluara dhe endoskopi strukturore përmes hapjeve minimale, me qëllim identifikimin e shtresave të fshehura pa dëmtuar strukturat ekzistuese të qytetit aktiv.

Amfiteatri Romak mbetet pika qendrore e ndërhyrjes, por qasja e re e vendos atë brenda një sistemi më të gjerë urban, ku vazhdimësia nga periudha romake në atë bizantine dhe deri te qyteti modern trajtohet si një hartë e vetme historike.

Projekti kërkon gjithashtu përfshirjen e ekipeve të specializuara me kualifikime ndërkombëtare në fushën e konservimit dhe arkeologjisë urbane, duke e vendosur ndërhyrjen në përputhje me standardet më të avancuara europiane, të paktën në nivel dokumentimi dhe metodologjie.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet kapaciteti operacional dhe institucional për të menaxhuar një proces ku çdo gërmim mund të sjellë zbulime të reja që ndryshojnë vetë planin fillestar të punës. Për këtë arsye, dokumenti i kushton vëmendje të veçantë sigurisë së kantierit, kontrollit të aksesit dhe stabilitetit të strukturave ekzistuese, duke kërkuar një program të detajuar menaxhimi rreziku që e trajton zonën arkeologjike si një hapësirë aktive urbane dhe jo si një sit të izoluar.

Me një buxhet relativisht modest në krahasim me standardet europiane, projekti synon megjithatë të vendosë bazat për një plan të unifikuar konservimi afatgjatë, që mund ta transformojë Durrësin nga një qytet me monumente të shpërndara në një sistem të integruar arkeologjik urban./N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.