☁️
Tiranë 21°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.27 ▼1.52%
ARI 3,997 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,976 ▼ -3.18% ETH $1,623 ▼ -3.09% XRP $1.0761 ▼ -3.02% SOL $67.9700 ▼ -3.19%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.27 ▼1.52 % ARI 3,997 ▼0.3 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.27 ▼1.52 % ARI 3,997 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

“Nga rilindje, në ripërtëritje” Salianji takim me demokratët: Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha i opozitës

Ervin Salianji sfidoi një ditë më parë Sali Berishën me një takim me demokratët në sheshin pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Teksa e cilësoi autokrat që po mban peng Partinë, Salianji ju bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me lëvizjen e tij kundër kreut të Partisë Demokratike.

“Ne s’kemi patur qëllim të ndajmë, por të hapim një debat, të sjellim një vlerë të shtuar në Partinë Demokratike, një tjetër qasje, një tjetër mendim. Ne pa krijuar epërsi morale nuk mund t’i bindim dot qytetarët shqiptarë. Nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në Partinë Demokratike të grabiten zgjedhjet, të vidhen zgjedhjet, të mos bëhen zgjedhje.

Nëse Edi Rama para 12-13 vitesh tha rilindje, ne nuk mund të pranojmë sot që në Partinë Demokratike të jenë kaq përtacë sa të thonë në Kuvendin e nesërm uzurpimit ripërtëritje. Njëri rilindje, tjetri ripërtëritje. Njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës.

Qytetarët shqiptarë po e bëjnë dallimin dhe për shumë njerëz që thonë ku janë të rinjtë në Partinë Demokratike, shikojeni dhe sheshin sot meqenëse sallën e Pallatit të Kongreseve na i mohuan. Të rinjtë janë në Partinë Demokratike, duan t’i bashkohen Partisë Demokratike. Ne sot që po flasim ka një vendim i cili është i bazuar në statut përjashtimin nga gara apo nga partia timin, që nuk ka asnjë element të shkruar dhe asnjë motivim. Por po ashtu është edhe neni 46 i Partisë Demokratike i cili e ndalon kryetarin që humb zgjedhjet, pra Sali Berishën që të kandidojë, i famshmi i ashtuquajtur Neni Basha. Pra ai që i ndalohet kandidimi, kandidon. Ne që na lejohet kandidimi, nuk kandidojmë.

Partia Demokratike nëse do të dojë të sjellë ndryshimin, do duhet të çojë në mbështetje të saj më shumë se 800.000 votues në kutitë e votimit. Dhe është e qartë që kështu siç e ka katandisur Partinë Demokratike Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë këtë masë të madhe njerëzish. Për herë të parë në 36 vite u tregua frikacak, sepse ai e njeh situatën në Partinë Demokratike. 4.000 anëtarë nga 120.000 dolën pavarësisht përpjekjeve, pavarësisht angazhimeve, pavarësisht se ju morën kartat e identitetit, duke braktisur farsën, sepse qytetarët dhe demokratët panë që askush nuk po mban përgjegjësi, që askush nuk ka më besim dhe pa besim nuk ka fitore”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.