☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,090 ▲ +0.91% ETH $2,513 ▲ +1.46% XRP $1.4060 ▲ +1.33% SOL $110.4500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Nga Seuli në Tokio, Rama me ministrin japonez: Po forcojmë kontaktet dhe shkëmbimet dypalëshe

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokio, ka zhvilluar një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë.

Ndërsa ndan në rrjetet sociale disa foto nga ky takim, Rama shprehet se me mbështetjen e pakursyer të ministrit Kiuchi “po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve”.

Sjellim ndërmend se Rama mbërriti mbrëmë në Tokio, ku simbolet kuqezi ishin të pranishme në rrugët kryesore të qytetit, të cilat ishin dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë protokollare që shoqëron takimet e nivelit të lartë.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik mes dy vendeve.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.