☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,506 ▲ +1.05% ETH $2,254 ▲ +0.74% XRP $1.2509 ▲ +0.09% SOL $95.6700 ▲ +0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Nga terri energjetik në terr politik”, Aleanca hedh qymyr para Qeverisë

Aleanca ka zhvilluar të dielën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke vendosur dhe hedhur qymyr si pjesë të mesazhit të saj politik kundër Qeverisë dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në aksion është shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kurti dhe Vetëvendosje – nga terri energjetik në terr politik”.

Në një postim deputeti Burim Ramadani ka theksuar se Kosova ka blerë rreth një miliard euro rrymë gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes.

“Nga terri energjetik në terr politik! Me Vetëvendosjen nga terri energjetik, Kosova ka blerë rreth 1 miliard euro rrymë. Fort ka përfitu dikush, pra mafia energjetike”, thuhet në postimin e Ramadanit.

Sipas tij, qytetarët po përballen me probleme, ndërsa institucionet janë të bllokuara.

“Sot, Kosova po paguan edhe një çmim tjetër. Institucionet janë bllokuar. Kosova po mbahet peng. Ndërsa qytetarët vuajnë, Vetëvendosje po kalkulon veç për pushtet”, thuhet më tej në postim.

Në fund të aksionit, Ramadani ka ngritur pyetjen se kush përfiton nga, siç pretendon ai, “terr i energjetik”.

“Kosova nuk është pronë e pushtetit uzurpues. Kosova është e qytetarëve. Mjaft me terr. Mjaft me bllokadë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.