☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 104.32 ▲4.27%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,538 ▲ +1.08% ETH $2,493 ▲ +0.77% XRP $1.3860 ▲ +3.51% SOL $100.8100 ▲ +1.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Një banesë e shkrumbuar në Postribë të Shkodrës, detaje të reja: Dyshohet një fëmijë i vdekur

Një banesë në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, banesa është djegur plotësisht. Për shkak të terrenit të vështirë malor, forcat zjarrfikëse kanë hasur vështirësi për të mbërritur në vendngjarje, ndërsa kur kanë arritur, objekti ishte tashmë i shkrumbuar.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se brenda banesës ka humbur jetën një fëmijë. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.

Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, çka dyshohet se ka ndikuar në vonesën e ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e zjarrit dhe për të konfirmuar nëse ka viktima apo persona të tjerë të prekur.

Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.