☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.21 ▼0.6%
ARI 3,916 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $70,974 ▼ -3.71% ETH $2,012 ▼ -1.95% XRP $1.0322 ▼ -1.76% SOL $81.3700 ▼ -2.32%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.21 ▼0.6 % ARI 3,916 ▲0.8 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.21 ▼0.6 % ARI 3,916 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Ekspozita

Një suvenir me imazhin e Çerçiz Topullit

Imazhi i atdhetarit Çerçiz Topulli i njohur si udhëheqës i një prej çetave patriotike në fillim të shekullit të kaluar, do të jetë pjesë e suvenireve për turistët që vizitojnë Gjirokastrën. 

Ditët e fundit në shitoret e suvenireve në ka zënë vend dhe një bluzë në të cilën është stampuar imazhi i Çerçiz Topullit. Suveniri me fytyrën e kapedan Çerçizit është konceptuar nga specialistja amerikane e produkteve tradicionale Kimberly Reczek. 

“Unë kam qenë e pranishme disa herë në Gjirokastër, si pjesë e projekteve për trashëgiminë kulturore dhe gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen monumenti prej bronzi i Çerçiz Topullit, i vendosur në zonën historike”, thotë Kimberly. 

Pasi ka marrë informacion në lidhje me jetën dhe veprimtarinë patriotike të Çerçiz Topullit ajo ka menduar të stampojë imazhin e tij në bluzat që mund të tregëtohen për turistët si suvenir. “Kam konstatuar se Çerçizi është një simbol për Gjirokastrën dhe historinë e qytetit, kështu që pas përgatitjes së këtij suveniri jam optimiste se ai do të tërheqë vëmendjen e turistëve, të cilët do të dëshirojnë ta kenë si kujtim nga udhëtimi në qytetin e gurtë”, thotë ajo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.