Një tjetër kapitull për Ciara dhe Russell Wilson, njoftimi i papritur surprizon fansat

Ciara dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson, do të bëhen sërish prindër.
Këngëtarja 40-vjeçare është shtatzënë me fëmijën e saj të pestë, i katërti me ish-yllin e NFL-së, Russell Wilson, 37 vjeç.
Çifti e bëri publik lajmin të dielën përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në pamje, Ciara shfaqet duke varur në një tel rrobash bluza të bardha që përfaqësojnë secilin anëtar të familjes. Në fund, ajo var një body të vogël bebesh, duke lënë të kuptohet se familjes së tyre do t’i bashkohet një tjetër vogëlush.
Në një tjetër video, Ciara dhe Wilson shfaqen duke ngritur të dy nga pesë gishta, duke konfirmuar në mënyrë simbolike lajmin.
“Edhe një person për t’u dashur”, shkruan çifti në përshkrimin e postimit.
Ciara u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2014, kur mirëpriti djalin e saj Future, me reperin me të njëjtin emër.
Një vit më vonë, ajo nisi lidhjen me Russell Wilson. Çifti u martua në korrik 2016 në Angli dhe më pas u bë prindër i vajzës Sienna, në vitin 2017. Djali i tyre Win lindi në vitin 2020, ndërsa vajza Amora erdhi në jetë në dhjetor 2023.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.