🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,207 ▼ -1.23% ETH $1,642 ▼ -1.3% XRP $0.9367 ▼ -1.5% SOL $70.1900 ▼ -2.2%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Protesta

Një tjetër protestues rrezikon shikimin, i riu nga Vlora dyshohet i goditur me plumb gome në sy

Një tjetër protestues rrezikon të humbasë shikimin pas ndërhyrjes së forcave të policisë gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Një i ri nga Vlora ka mbetur i plagosur rëndë dhe dyshohet se është goditur me plumb gome në sy nga efektivët, siç njofton Lapsi.al.

I riu është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve paraprake, dëmtimi është serioz dhe ekziston rreziku që ai të humbasë shikimin në syrin e goditur; ekzaminimet mjekësore pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

Brenda një periudhe të shkurtër, ky është rasti i dytë i raportuar i një protestuesi që rrezikon shikimin pas ndërhyrjes së forcave të rendit: edhe protestuesi Erion Vishkulli u përball me një situatë të ngjashme, duke iu nënshtruar më pas një operacioni në Itali. Protesta e kësaj të shtune është shoqëruar me raportime të shumta për dhunë policore ndaj qytetarëve, ndërsa krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion, është raportuar edhe përdorimi i plumbave të gomës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.